fbpx
Mars 30, 2021

Perspective: “Rethinking Cultural Activities in the Diaspora”

Nga Ali Salihu-2165 Shikime-Asnjë koment

Një shëtitje virtuale nëpër faqet e rrjeteve sociale ku prezentohen shoqatat shqiptare nga diaspora, në prag të ndonjë feste kombëtare, shtetërore a fetare, na ofron një pasqyrë kogja të qartë të aktiviteteve të tyre.

Krijohet përshtypja se shumë organizata në Stokholm, Bazel, Ankara, Toronto, Baden-Baden, Zagreb dhe vende të tjera ku diaspora shqiptare jeton sot, ndjekin pak a shumë të njëjtën moto: sa më i madh flamuri kombëtar aq më e vlefshme është organizata. Skena zakonisht i përket dikujt nga skena pop shqiptare dhe e gjithë organizata në fund të fundit ofron shumë, por të paktën diçka shqiptare. Unë sigurisht që mund t'i vlerësoj nga afër organizatat në Gjermani, vendin ku unë jetoj dhe përfundoj se shumica e këtyre organizatave nuk ndryshojnë shumë nga ato të 30 viteve të para.

Diaspora ka ndryshuar aq shumë në tre dekadat e fundit sa dyshoj se organizata të tilla janë adresa kulturore e shumicës së bashkatdhetarëve tanë. Unë nuk dua të kritikoj ekzistencën e tyre ose pse dhe sa shpesh organizohen këto aktivitete, por mendoj se është koha të rimendojmë seriozisht përmbajtjen e programit të tyre. Një brezi të rinjsh që kanë ardhur në moshë të re apo edhe kanë lindur në Diasporë, duhet t'u ofrohet mundësia që më në fund të njihen me kulturën e mirëfilltë shqiptare. Në shtëpitë ku jetojnë këta të rinj, ata ndoshta nuk kanë mundësi të njohin kulturën tonë për arsye të ndryshme, kështu që shoqatat mbeten ato që duhet të marrin përsipër këtë detyrë. Kur dikush bën hapin e krijimit të një shoqate dhe e quan atë "kulturore-shqiptare", unë mendoj se ajo duhet të përqendrohet në sigurimin e aktiviteteve të mirëfillta kulturore. Ndoshta vetëm për t'iu përgjigjur pyetjes "çfarë është kultura e vërtetë?" ka mosmarrëveshje. Nuk do të thotë që të gjithë ofrojnë opera, shfaqje teatrale ose lexime letrare në salla të mëdha, por disa standarde duhet të rimendohen dhe ripërcaktohen, por edhe të respektohen, në mënyrë që një herë e përgjithmonë turbo-folk oriental të zhduket, nëse jo nga të gjithë, të paktën nga shumica e organizatave tona.

Kurrë më lehtë nuk ka qenë të organizohen aktivitetet kulturore se sot. Këtë e dëshmojnë shpesh disa shoqata të themeluara viteve të fundit të cilat në skenat e tyre sollën artistë shqiptarë që në numër të madh jetojnë në diasporë. Poashtu poetë e autorë të ndryshëm jetojnë në diasporë e në ato vende ku ajo funksionon, edhe shkolla shqipe dhe nxënësit e saj sjellin një potencial të madh por edhe angazhimi i artistëve nga vendet amë, edhepse i lidhur me kosto relativisht të larta, nuk është i pamundshëm.

Kur bëhet fjalë për mjetet e nevojshme materiale, situata nuk është aq e keqe sa pretendohet. Megjithëse nuk janë të mjaftueshme, ka fonde, duke filluar në komuna dhe rajone (të paktën në Gjermani dhe disa vende të tjera evropiane) deri te fondet e Bashkimit Evropian. Ministritë e Kulturës dhe Ministritë e Diasporës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore gjithashtu kanë fonde për aktivitete kulturore në Diasporë. Për të marrë të gjitha këto mjete duhet të garoni në afate të caktuara konkurrimi dhe jo vetëm kur ka nevojë për një shoqatë p.sh. disa javë para aktivitetit. Këto fonde u përkasin shoqatave dhe ata duhet t'i kërkojnë ato fonde sepse unë ende nuk kam dëgjuar që ndonjë institucion në vendet e lindjes të ketë dalë dhe t'u kërkoj shoqatave ku janë në Diasporë të ofrojnë ndihmë.

Ambasadat dhe Konsullatat madje mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim si këshilltarë dhe mbështetës për sa i përket logjistikës. Jam kurioz nëse do të ndryshoj diçka me emrin e Atasheve Kulturorë të shpallur para disa javësh nga MKRS e Republikës së Kosovës. Do të ishte mirë të përfshihen këtu shumë artistë të tjerë që jetojnë jashtë vendit, të cilët edhe pse janë jashtëzakonisht të suksesshëm, janë ende nën hijen e Dua Lipës dhe Rita Orës.

Është folur shumë edhe për hapjen e Qendrave Kulturore në diasporë të planifikuara nga Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës. Por duket se këto plane kanë mbetur në letër çka është shumë dëshpëruese sepse ato qendra do të mund të luanin një rol të rëndësishëm në riorganizimin kulturor të diasporës.

Krahas ofrimit të kulturës shqiptare gjeneratave të reja në diasporë, aktivitetet kulturore janë një mundësi dhe formë e shkëlqyeshme e diplomacisë kulturore. Në aktivitetet e shoqatave në diasporë, do të duhej te ketë sa më shumë edhe bashkëqytetarë të nacionaliteteve të ndryshme por edhe përfaqësues të organeve të shteteve ku jetojnë. Për tu njohur me kulturën por edhe me komunitetit tonë.

Shpresëdhënëse janë aktivitetet e disa shoqatave në vende të ndryshmë të diasporës të cilat janë duke ofruar një program më alternativ duke plotësuar sadopak kërkesën e bashkëatdhetarëve, sidomos gjeneratave të reja, por edhe duke qenë adresë e preferuar e mysafirëve të nacionaliteteve të ndryshme. Some of them participated in a discussion at the Conference “Diaspora Flet” organized by the organization Germin. In addition to exchanging experiences, during the conversation, the panelists concluded that cooperation between associations but also greater engagement of artists in cultural activities, especially those living in the Diaspora, is necessary. Forms of cooperation can be different, such as a joint organization of cultural activities, organization of a workshop to help newly formed associations or interest groups to establish an association, support of young artists in promoting their work, etc. why not the establishment of a cultural platform in the Diaspora that would unite associations and artists, a union that would have extraordinary importance in the cultivation and promotion of Albanian culture in the Diaspora.

 

Rreth autorit: Z. Salihu lindi në Mitrovicë dhe jeton në Gjermani që nga viti 1992. Gjatë gjithë mandatit të tij në Gjermani, Z. Salihu ishte i angazhuar në mënyrë aktive në sport dhe kulturë përmes të cilave ai mbajti lidhjet me vendin e tij dhe identifikoi mundësitë e bashkëpunimit. Z. Salihu është një nga bashkëthemeluesit e shoqatës kulturore URACult, themeluar në vitin 2014, qëllimi kryesor i së cilës është promovimi aktiv i kulturës shqiptare në Gjermani. Si President i URACult, Z. Salihu merr pjesë aktive në punën e komunitetit shqiptar në Gjermani.