Kemi kënaqësinë ta lajmërojmë se një ndër projektet për të cilin kemi filluar zbatimin rishtazi është 'Angazhimi i Diasporës për Avancimin e Politikbërjes në Kosovë'
Qëllimi parësor i këtij projekti 16 muajsh është përmirësimi i proceseve politikë-bërëse në Kosovë, përmes optimizimit të kontributeve të diasporës.
Dy objektivat kryesore përmes të cilave Germin synon ta arrijë këtë qëllim janë
Mbështetja për avancimin e zërit të diasporës
Përdorimi i aftësive dhe njohurive për zhvillimin e politikave
Ky projekt do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2024 dhe në kuadër të tij do të përfshihen aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, siç janë
Ky projekt zbatohet nga GERMIN me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).