Të premten e 3 majit në Ambasadën e Kosovës në Paris, bashkëpunimi ynë me Maison de l’Albanie dhe IPKO Foundation solli një sesion të frytshëm informues. Ky takim, i mbushur me profesionistë të dalluar dhe individë të përkushtuar nga diaspora, u shndërrua në një burim inspirimi dhe shkëmbimi të ideve.
Në hapjen e këtij eventi me prezencën e tyre dhe me fjalë përshëndetëse na nderuan z. Mehdi Halimi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Francë, dhe znj. Anila Hyka Smørgrav, Bashkë-Drejtuese e bordit të GERMIN dhe njëkohësisht edhe anëtare në Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare.
Sihana Bejtullahu , Bashkë Drejtore Ekzekutive në GERMIN, prezantoi para të pranishmëve Programin për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) , duke nxjerrë në pah mundësitë që ky program transformues ofron dhe impaktin që ka sjellë ai.
Sesioni përfundoi me diskim dhe pyetje të hapura, ku pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe propozuan zgjidhje frytdhënëse, duke hapur rrugë për më shumë mundësi lidhjeje të diasporës me vendlindjen.
Këto takime jo vetëm që shtojnë vlerë në punën tonë në GERMIN, por edhe kontribojnë në përmirësimin e misionit tonë për të ndërtuar ura më të forta mes Kosovës dhe diasporës.