fbpx
Janar 19, 2024

GERMIN nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi trepalësh

Nga Bublina Peni-32899 Shikime-Asnjë koment

Memorandumi i Bashkëpunimit tre palësh është nënshkruar ndërmjet GERMIN, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës (MPJD) dhe Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Republikës së Kosovës.

Ky Memorandum synon të përfshijë diasporën në zhvillimin e politikave në Kosovë dhe bashkëpunimi në veçanti do të shtrihet në përmbushjen e aktiviteteve të mëposhtme:

  • Analiza e nevojave të diasporës dhe identifikimi i sfidave;
  •  Organizimi i diskutimeve publike të formatit ‘Agora’ në komunitetet e diasporës;
  •  Krijimi i grupeve këshilluese të diasporës, të cilat do të japin kontribut në proceset politikbërëse të MPJD-së si dhe Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë;
  •  Organizimi i takimeve virtuale dhe diskutimeve tematike;
  •  Komunikimi për përgatitjen e politikave të shkurtra tematike (policy briefs);
  •  Angazhimi i profesionistëve nga diaspora në MPJD dhe në Komisionin Parlamentar për punë të Jashtme dhe Diasporë;
  •  Bashkë-organizimi i takimeve avokuese me institucionet;
  •  Krijimi dhe implementimi i mekanizmave mbikëqyrës për monitorimin e implementimit të legjislacionit në lidhje me diasporën;
  •  Zhvillimi i fushatave informative online;
  •  Organizimi i konferencave të përbashkëta.

GERMIN mbetet i angazhuar për ndërtimin e një lidhje të fortë të diasporës me vendin e origjinës.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit u hartua dhe inicua në kuadër të projektit “Angazhimi i Diasporës për Avancimin e Politikëbërjes në Kosovëi cili mbeshtet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi vetëm e GERMIN si zbatues i projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).