fbpx
Prill 1, 2021

Graphic Design Internship – Vacancy

Nga Germin-2601 Shikime-Asnjë koment

OJQGERMIN
Pozita: Praktikant/e në Dizajn Grafik
Data e fundit e aplikimit: 08 prill 2021
Dita e fillimit të punës: 20 prill 2021
Orë pune në javë: 40
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

Rreth: GERMIN është një organizatë joqeveritare, parimet dhe idealet thelbësore të së cilës bazohen në besimin se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Dizajnerit/es Grafik:

Dizajneri/a grafik do të punojë drejtpërdrejt në aktivitetet e mëposhtme gjatë gjithë angazhimit të tyre në GERMIN:

  • Marrja, ndjekja dhe zbatimi i të gjitha përmbajtjeve dizajnuese në përputhje me organizatën;
  • Koordinimi i plotë i punës me ekipin e GERMIN;
  • Dizajnimi i ftesave elektronike dhe fizike për ngjarjet relevante
  • Dizajnimi dhe krijimi i prezantimeve në PowerPoint dhe forma të tjera relevante
  • Të sigurohen që brendi i GERMIN të jetë gjithmonë i implementuar në një mënyrë të vazhdueshme në të gjitha fushat e veprimit;
  • Dorëzimi i punës, dizajneve konceptuale dhe projekteve tek drejtuesit dhe ekipin e GERMIN;
  • Prodhim i vazhdueshëm i punës së shkëlqyer vizuale;
  • Inkurajim i të tjerëve që të ndajnë idetë dhe kreativitetin e tyre;

Dizajnerët grafikë do të mbështesin në menaxhim dhe krijim të projekteve adekuate të GERMIN dhe GAF në SH.B.A, Kosovë dhe Shqipëri. Të njëjtit duhet të menxhojnë në mënyrë të aftë vizualizimin e të dy organizatave.

Për këto pjesë të punës, praktikanti/ja do të raportojë tek Drejtorët Ekzekutivë të GERMIN.

Kualifikimet e nevojshme për punë praktike:

    • Të jetë duke vijuar vitin e fundit të studimeve: në Dizajn Grafik ose fushë relevante
    • Përvojë në punë me organizata jo-fitimprurëse
    • Shkathtësi të mira në komunikim me shkrim dhe verbal
    • Të ketë njohuri të gjerë dhe aftësi përdorimi të programeve dhe softuerëve aktualë të dizajnit
    • Besim për të qenë të guximshëm me punën e tyre
    • Aftësi për të ju përmbajtur afateve kohore
    • Një sfond i të punuarit suksesshëm si pjesë e një ekipi dizajni
    • Aftësi për të menduar në mënyrë krijuese dhe për të dhënë koncepte mbresëlënëse
    • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një portfolio të punës së tyre përmes emailit në [email protected] më së voni deri më 8 Prill 2021. Vajzat dhe djemt inkurajohen në mënyrë të barabartë për të aplikuar për këtë pozitë. Kur të dërgoni aplikacionin, ju lutemi në subjekt të shkruani: PRAKTIKANT/E PËR POZITEN E DIZAJNERIT GRAFIK. Ju lutem vini re se vetëm aplikantët që janë në listë të ngushtë do të njoftohen për një intervistë.