Dhjetor 28, 2020

Gëzuar Festat!

Nga Germin-101 Shikime-Asnjë koment

Të dashur miq dhe partnerë të GERMIN,

Në fund të çdo viti është gjithmonë mirë të bëjmë një përmbledhje të vitit që lam pas e njëkohësisht përpiqemi të kuptojmë atë që mund të qëndrojë para nesh. Gjithashtu, fundviti është një moment i shprehjes së mirënjohjes dhe vlerësimit të partnerëve, komunitetit tonë, e miqve tanë në të gjithë botën.

Një vit sfidues dhe kërkues ka mbaruar pothuajse. Një vit i cili do të hyjë në histori si një periudhë e vështirë për shëndetin, ekonominë dhe vlerat tona të përbashkëta. Por, me punën, diskutimet, dialogjet dhe përpjekjet e shumta së bashku me partnerët tanë, ne ishim në gjendje të kuptonim sinjalet e kohës në mënyrën e duhur. Ne arritëm të krijonim parakushtet e nevojshme për punën tonë në këtë vit të vështirë dhe themelet e një viti tjetër me të panjohura përpara nesh. Për sfidat që na presin, ne kemi nevojë për mendje krijuese dhe partnerë të besueshëm. Të gjithë ne, si një komunitet, si individë, duhet të kërkojmë zgjidhje jo vetëm për mirëqenien e tanishme, por edhe për një të ardhme të qëndrueshme.

Ju urojmë pushime të mbara dhe një kohë relaksuese me familjen dhe miqtë tuaj. Viti i Ri ju sjelltë lajme të mira, mundësi të reja dhe gëzim!

Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e aktiviteteve tona kryesore gjatë 2020.

Shihemi në 2021!

Shkruani një koment