Kur Gazmend Selmani nisi rrugëtimin për të themeluar IBAS, ai kishte një vizion të qartë: të krijojë një institucion financiar që jo vetëm do të modernizonte shërbimet e pagesave dhe investimeve, por do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit dhe bizneset i menaxhojnë financat e tyre. Si nevojë e kohës, duke parë boshllëqet në treg dhe potencialin e madh për inovacion, ai dhe ekipi i tij ndërtuan një platformë që sot ka rritjen më të madhe dhe të qëndrueshme në tregun e fintech.
IBAS SI PËRGJIGJE NDAJ KËRKESAVE TË TREGUT
Në një kohë kur tregu financiar në Kosovë kishte mungesë të zgjidhjeve digjitale të avancuara, IBAS u shfaq si një platformë gjithëpërfshirëse që i shërben si individëve ashtu edhe bizneseve. Me shërbime që përfshijnë pagesat, transferet e parasë, kreditë, mbitërheqjet dhe modelin inovativ “Bli Tani, Paguaj Më Vonë”, IBAS ofron gamën më të larmishme në treg. Për më tepër, ofrimi i këshillimit për investime në tregjet e rregulluara financiare e bën atë një opsion unik jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Pavarësisht sfidave të shumta si institucion i ri, ekipi i IBAS i përballoi ato me përkushtim dhe efikasitet.
NGA RRITJA LOKALE TEK AMBICJET NDËRKOMBËTARE
Brenda vetëm disa viteve, IBAS u bë institucioni i parë i parasë elektronike në Kosovë dhe arriti të fitojë mbi 40,000 klientë në gjithë vendin. Duke kombinuar teknologjinë e avancuar me një përkushtim të fortë ndaj shërbimit ndaj klientit, IBAS kontribuon në ekosistemin financiar duke ofruar përdoruesve fleksibilitet dhe siguri. Performanca e IBAS ka qenë e jashtëzakonshme. Me një rritje mesatare të të ardhurave prej mbi 138% gjatë tre viteve të fundit, kompania ka tejkaluar shumë institucione të ngjashme financiare, përfshirë edhe disa të vlerësuara në miliarda (Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna, etj.), duke arritur një rritje të vlerës prej më shumë se 400 herë krahasuar me investimin fillestar. Kjo rritje eksponenciale, sidomos në një treg relativisht të vogël, paraqet një mundësi unike për investitorët. Për të mbështetur këtë fazë të re, IBAS ka ndërmarrë një hap strategjik ligjor duke themeluar prezencën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, njërin nga vendet me infrastrukturën më të avancuar në botë për tregjet financiare.
ÇFARË PRITET NË VAZHDIM NGA IBAS?
Për të përmbushur kërkesën në rritje dhe për të zgjeruar operacionet, IBAS vendosi të hapte një raund fillestar investimesh përmes CrowdCube, një platformë e licencuar dhe e njohur për investime në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht, IBAS synonte të siguronte 1 milion euro, por brenda një periudhe të shkurtër dhe para se thirrja zyrtare të bëhej publike, arriti të mbyllë 61% të kësaj shume. Për shkak të interesimit të madh, kompania vendosi të rrisë shumën e synuar në 1.25 milion euro. Këto fonde do ta ndihmojnë IBAS-in të zgjerojë aktivitetin në Kosovë dhe të përgatitet për serinë A të investimeve, ku niveli i kapitalit do të jetë dukshëm më i lartë. Qëllimi kryesor është hyrja në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) dhe përgatitja për një IPO në bursën e Londrës ose Nasdaq.
HISTORI SUKSESI: NGA KLIENTËT TEK INVESTITORËT
Një nga treguesit më të fortë të suksesit të IBAS është ndikimi që ka pasur tek klientët dhe investitorët. Ajo që filloi si një vizion në letër u kthye në një mundësi të besueshme, me investitorët e hershëm që e njohën potencialin e saj që në fillim. Sot, ata vazhdojnë të shohin rritje të qëndrueshme në vlerën e kapitalit të tyre, një trend që pritet të vazhdojë çdo vit. Performanca e IBAS vijon të jetë në ngritje, duke e vendosur kompaninë në një pozitë të fortë për objektivat madhore që e presin. Një pikë kthese për IBAS ka qenë ndërtimi i një reputacioni si institucion financiar inovativ dhe i besueshëm. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe duke siguruar që çdo shërbim të jetë në përputhje me rregulloret ndërkombëtare, IBAS ka krijuar një bazë të qëndrueshme për arritjet e ardhshme. IBAS nuk e mat suksesin vetëm përmes rritjes financiare. Ndikimi i tij në industrinë financiare, në veçanti në sektorin FinTech, mbetet një fokus kryesor. Pas këtij raundi fillestar investimesh, kompania do të fokusohet në: zgjerimin e shërbimeve në tregun kosovar, duke forcuar pozicionin si lider në këtë industri; përgatitjen për serinë A të investimeve për të siguruar kapital shtesë për zgjerim ndërkombëtar; rritjen e numrit të klientëve dhe profitabilitetit për të garantuar një IPO të suksesshme në Londër ose Nasdaq.
NJË MODEL PËR SUKSES NË FINTECH
Historia e IBAS dëshmon fuqinë e vizionit, inovacionit dhe udhëheqjes efektive. Siç e thekson Gazmend Selmani: “IBAS është i përkushtuar të sigurojë që kthimi nga investimi të ndjekë të njëjtën trajektore si rritja e të ardhurave tona, duke u krahasuar me standardet e vendosura nga liderët e industrisë si Revolut, Monzo, Starling, N26 dhe Klarna.” IBAS ka treguar se me strategjinë dhe përkushtimin e duhur, çdo synim është i arritshëm. Me hapa të qarta drejt zgjerimit dhe një plan të mirëpërcaktuar për listim publik, IBAS po ndërton të ardhmen e tij si një emër i fuqishëm në industrinë globale të FinTech.