fbpx
Tetor 26, 2021

Workshop: Increasing Awareness about Diaspora Cooperation among CSOs in Kosova and Albania

Nga Germin-1300 Shikime-Asnjë koment

Një mostër e madhe e provave sugjerojnë që diasporat luajnë një rol kritik në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi, duke transferuar burime, njohuri dhe ide dhe duke integruar vendet e tyre të origjinës në ekonominë globale. Duke u bazuar nga të gjitha potencialet që kanë komunitetet e diasporës, në veçanti diaspora shqiptare në Gjermani, Ministri Federal i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik Gjerman, përmes GIZ, ka autorizuar 'Programin për Migracionin dhe Diasporën', i cili ofron shumë mundësi për angazhimin e diasporës, dhe bashkëpunimi ndërmjet organizatave të diasporës dhe organizatave lokale të shoqërisë civile (OSHC) në vendet e origjinës.

Në kuadër të kësaj, gjatë datave 20 deri 23 tetor u mbajt punëtoria me OSHC-të nga Kosova dhe Shqipëria, e cila kishtë për qëllim rritjen e vetëdijes mbi potencialin për bashkëpunim me diasporën. Gjatë kësaj punëtorie u prezantua programi i GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, studimi për diasporën shqiptare në Gjermani dhe mundësitë e financimit për projektet e orientuara në zhvillim nga organizatat e diasporës në bashkëpunim me organizatat lokale në Kosovë dhe Shqipëri. Poashtu, në këtë ngjarje u prezantua puna e GERMIN ndër vite si një shembull i bashkëpunimit me diasporën dhe si udhërrëfyes për organizatat tjera lokale.

Një aspekt po aq i rëndësishëm i këtij seminari ishte diskutimi mes të gjitha organizatave që udhëheqën një shkëmbim kuptimplotë të pikëpamjeve të ndryshme. Këto diskutime shpalosën prezantime të vizionit të secilit pjesëmarrës për mundësitë që ka bashkëpunimi me diasporën. Si GIZ ashtu edhe GERMIN kanë një njohje të madhe me ndikimin e diasporës në Kosovë dhe Shqipëri, prandaj kontributi ynë i përbashkët kishte rezultuar në një katalizator të jashtëzakonshëm të ideve për OSHC-të pjesëmarrëse.

This workshop is supported by the program “Migration and Diaspora” of  GIZ Kosovo and GIZ Albania.