fbpx
Shkurt 11, 2022

DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE DHE VAJZAVE NË SHKENCË – GERMIN

Nga Germin-1161 Shikime-Asnjë koment

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë. Kjo ditë u vendos pasi u miratua rezoluta A/RES/70/2021 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015.

Qëllimi i kësaj dite është që të njihet roli i grave dhe vajzave në shkencë dhe në teknologji si dhe të promovohet qasje e barabartë dhe e plotë për të gjithë.

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë implementohet nga UNESCO dhe UN Women, në bashkëpunim me agjencitë ndërqeveritare, institucionet dhe shoqëria civile.

Tema që këtë vit është zgjedhur për nder të kësaj dite është “Barazia, Diversiteti dhe Përfshirja: Uji na bashkon të gjithëve”. Raportet e OKB-së vënë theksin se nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm të zhvillimit deri në vitin 2030, miliarda njerëz në gjithë botën do të kenë mungesë të qasjes në ujë të pijshëm, shërbime sanitare dhe higjienike.

Si pjesë e agjendës 2030-të të UNESCO-s, kjo ditë shërben për të njohur progresin për barazinë gjinore dhe përparimin në shkencë duhet të bëhet krah për krah me adresimin e çështjeve globale.

Ne si organizatë iu bashkohemi shënimit të kësaj dite pasi besojmë që gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje të barabartë me burrat në shkencë dhe në teknologji.

Gjatë konferencës “Diaspora Flet 2020” ku morën pjesë mbi 600 të ftuar, në një prej paneleve u diskutua edhe kjo temë.

“Gratë Shqiptare në Teknologji” ishte një diskutim virutal i moderuar nga Anila Hyka-Smorgrav – Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe me panelistë: Ida Turhanin nga Gratë në Tekonolgji – Shqipëri, Abetare Gojani nga Fondacioni Ipko, Blerta Thaçi nga Open Data Kosovo, Klorenta Janushi – Women4Cyber, Kozeta Sevrani – – Profesoreshë në Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim të Sistemeve Informative në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Tiranës si dhe Anila Nauni – Këshilltare e Lartë në Norvergji.

Në këtë panel ishte diskutuar lidhur me fuqizimin e mëtejshëm të grave në këtë sektor si dhe rëndësinë e koordinimit midis aktorëve kryesorë për zhvillimin e një ekosistemi të favorshëm the tërheqës për vajzat dhe gratë në teknologji.

Diskutimin mund ta gjeni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=YhR50dUNLFs