fbpx
Tetor 13, 2022

Kosovar Women Entrepreneurs meet with Diaspora businesses in Switzerland

Nga Germin-964 Shikime-Asnjë koment

10 gratë ndërmarrëse nga Kosova, kanë filluar sot më datë 13 tetor, vizitën në Cyrih të Zvicrës.

Në paraditen e sotme ato u mirëpritën nga Konsulli i Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, Teuta Kerhani-Rifati nga Prointegra si dhe menaxherja e këtij projekti në GERMIN, Blerinë Ukshini.

“Të gjithë indikatorët tregojnë një rritje të shkëmbimit Kosovë-Zvicër, diku 50 milionë euro eksport në vitin 2021”.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing and indoor

Ai gjithashtu përgëzoi donatorin dhe GERMIN që kanë zgjedhur biznese të udhëhequra nga gratë dhe që janë nga fusha e ushqimit dhe TIK-ut. Gjithashtu, ai u shpreh që është krenar kur dëgjon për të gjitha sukseset dhe fuqizimin e grave në Kosovë.

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, u shpreh që GERMIN vazhdimisht flet për diasporën por prezenca e tyre në diasporë, të jep një ndjesi tërësisht ndryshe. Kjo pasi sipas tij, tregon për kapitalizimin e punës që GERMIN bën në vazhdimësi në Kosovë.

May be an image of 5 people, people standing, indoor and text that says 'OHJA e PORES DHEUN'

“Ky takim është pak më ndryshe se sa takimet e tjera që jemi mësuar t’i bëjmë. Kjo pasi, fatkeqësisht në shumicën prej takimeve kur flitet për investimet nga diaspora apo edhe promovimin e produkteve kosovare, këto takime dominohen nga burrat”.

Fjalë hyrëse pati edhe Teuta Kerhani-Rifati nga platforma Prointegra, e cila e përshëndeti USAID Kosova Compete Activity dhe GERMIN për një projekt që ka për qëllim fuqizimin e gruas.

“Me këtë rast kam nderin që në emër të plaformës Prointegra, e cila përvec se në fushën e informacionit, fushëveprim ka edhe kontributin dhe përfshirjen institucionale të diasporës në zhvillim në bashkëpunim në mes të Zvicrës dhe Kosovës”, u shpreh Kerhani-Rifati.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Ajo gjithashtu tha që shpreson që ky aktivitet tu shërbejë institucioneve dhe qeverive të Kosovës dhe Zvicrës, në lidhje me politikat e diasporës.

Më pas u mbajtw Për “Mundësitë e bashkëpunimit: Diaspora dhe Gratë Ndërmarrëse”, u diskutua në një panel diskutimi në Cyrih të Zvicrës, ku po qëndrojnë 10 gratë pjesë e kohortës së parë të projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity dhe implementuar nga GERMIN.

May be an image of 4 people and indoor

Ky panel u udhëheq nga Menaxherja e Projektit në GERMIN, Blerinë Ukshini, ndërsa folëse ishin: Fatbardha Dallku nga Innovation Academy, Valbona Ajeti nga Grasep, Elfete Demiraj nga Blif Organik si dhe mentorja në këtë projekt, Ariona Jupi.

Gjithashtu 10 gratë ndërmarrëse të Kosovës, sot patën mundësi që të tregojnë më shumë për bizneset e tyre, përmes takimeve B2B me udhëheqësit e bizneseve të ndryshme në Zvicër.

May be an image of 6 people and indoor

Ato treguan për punën e tyre dhe patën mundësi që të shpalosin para tyre produktet bazë të cilat i prodhojnë në Kosovë. Gratë ndërmarrëse patën mundësi të zgjerojnë rrjetin e tyre të kontakteve si dhe të diskutojnë për mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Më pas ato patëm mundësi që të njihen me Kryetaren e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Merita Pinta, e cila u tregoi për historinë e saj të suksesit.

Sot, më 13 tetor gratë ndërmarrëse do të vizitojnë edhe Dinnova AG, një biznes në sektorin e TIK-ut në Cyrih.

Nesër, më 14 tetor ato do të kenë mundësi që të vizitojnë biznesin e sektorit të prodhimit/përpunimit të ushqimit, Optimal Food.