fbpx
Maj 18, 2022

Newsletter - Lansimi i programit 'OriginAL' në Tiranë

Nga Germin-1263 Shikime-Asnjë koment

Më 6 maj 2022, në Tiranë u lansua programi OriginAL. Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 80 të ftuar, përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo ngjarje u hap nga znj. Anila Hyka-Smorgrav dhe z. Avni Mustafaj, bashkëkryesues të bordit drejtues të GERMIN. Ndërkohë, lansimin e programit e përshëndetën me fjalë hyrëse, z. Skënder Durmishi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, znj. Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare si dhe znj. Andriola Kambo, Drejtore e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, znj. Sihana Bejtullahu dhe z. Lirim Krasniqi, bashkë-drejtues të GERMIN, prezantuan rrugëtimin e deritanishëm të GERMIN, përkatësisht programin 'OriginAL' dhe objektivat e tij.

Znj. Hyka-Smorgrav, në fjalën e saj hyrëse tregoi rrugëtimin e saj në GERMIN.

“GERMIN është një nga organizatat e dashura dhe i gjithë bordi është jo i mrekulluar por i dashuruar dhe i lidhur shumë. Ne duam të bëjmë maksimumin për të fuqizuar një grup që synon angazhimin e diasporës në shumë fusha”, u shpreh ajo. said Hyka-Smorgrav.

Ndërsa, bashkëkryesuesi tjetër i bordit të GERMIN, Z. Avni Mustafaj, rrëfeu një histori personale se si babai i tij u largua nga Shqipëria për në SHBA gjatë viteve 60-ta në moshën 18 vjeçare, duke qenë njëri nga 13 të burgosurit që mbijetuan nga Korça. Z. Mustafaj tha se është rritur me këtë histori dhe për vite ishte ndier i zemëruar për atë se çfarë kishte ndodhur. Por, gjërat morën rrjedhë tjetër kur vizitoi Shqipërinë për herë të parë.

“Dhe tani teksa flasim me njëri – tjetrin, të gjithë ne anëtarët e bordit kuptojmë që kemi pasur të njëjtën dhimbje, diçka që na solli në Shqipëri dhe Kosovë”.

"Ne jemi diku mes diasporës dhe vendlindjes dhe duam të gjejmë njerëz që kanë pasionin dhe mbase edhe dhimbjen, dhe të gjejmë një mënyrë për t'u përfshirë dhe angazhuar këtu".

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me GERMIN dhe Fondacionin Global Shqiptar rreth programit OriginAL.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që më jepet kjo mundësi të jem pjesë e këtij momenti, që po sjell mes nesh një projekt të munguar, i cili do të ketë impakt brezash”, u shpreh z. Durmishi., said Durmishi.

 Shihni mëposhtë videon përmbledhëse të kësaj ngjarjeje

 

 

Me 25 Maj hapet thirrja për aplikime për pjesëmarrësit

OriginAL synon që të ofrojë një përvojë arsimore, kulturore dhe vullnetare për të rinjtë e diasporës (18-24 vjeç) në Kosovë e Shqipëri. Në gusht të këtij viti pilot, ne synojmë të sjellim të paktën 40 të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në një udhëtim dyjavor në Shqipëri dhe Kosovë, duke synuar ta rrisim këtë numër në qindra e më pas mijëra të rinj shqiptarë nga diaspora në vitet e ardhshme. Uebfaqja e OriginAL (www.original.org.al) është e hapur për publikun nga data 13 maj, ku mund të gjeni informata rreth programit, kurse forma e aplikimit për të rinjtë e diasporës hapet më 25 maj.

 

Visit OriginAL page