fbpx

OriginAL

Misioni i GERMIN-it që të ketë një lidhje jetëgjatë në mes të diasporës dhe vendeve të tyre të origjinës, shkon edhe përtej projekteve të financuara nga donatorë të ndryshëm.

Prandaj, GERMIN, në bashkëpunim me GAF e kanë menduar idenë e OriginAL-it që të bëhet më shumë për gjeneratën e dytë dhe të tretë të diasporës shqiptare.

OriginAL është një ide e patentuar nga Birthright Israel, Birthright Africa, Reconnect Hungary, Birthright Aremina dhe programe të ngjashme në vende të ndryshme të botës. Qëllimi i këitj programi është që të rinjve të diasporës shqiptare (mosha 18-24) tu ofrohet falas një eksperiencë vullnetare, educative dhe kulturore në vendet e tyre të origjinës.

Si vit pilot ne gusht të 2022-ës ne kemi sjellë 40 të rinj shqiptarë nga gjithe bota, për dy javë në Kosovë e Shqipëri. Ne kemi qëllim që këtë numër ta shndërrojmë në qindra, e më pas mijëra të rinj shqiptarë nga gjithë bota. Kjo ka filluar si një iniciativë për ngritje fondesh, që solli 70 për qind të fondeve për mbulimin e shpenzimeve. Thirrja për të rinjtë nga diaspora do hapet në fillim të vitit 2023-ës. Udhëtimi i ardhshëm do të ndodhë në gushtin e 2023-ës.