fbpx
Mars 30, 2021

Perspektivë: Teknologjia, Inovaconi dhe "Outsourcing”

Nga Fabiola Duro-2416 Shikime-Asnjë koment

Në nëntor, për herë të parë, filloi konferenca tre-ditore e Diasporës Shqiptare. Në tre ditë “Dispora Flet 2020" solli ndërlidhjen e profesionistëve nga industri të ndryshme, për të reflektuar mbi angazhimet e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe në 20 vitet e ardhshme. “Global 2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” arriti të krijojë ndikimin e saj më të mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të shqiptarëve në të gjithë botën dhe për të kontribuar në rritjen e komuniteteve të diasporës, duke ndihmuar kështu shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Pikërisht, me datë 20 Nëntor 2020, një ndër diskutimet më interaktive ishte gjithashtu dhe “Teknologjia, Inovacioni dhe Kontratimi i Jashtëm” nga ku solli 6 personalitete dhe profesionistë të suksesshëm në fusha dhe sektore potencial të ekosistemit nga e mbare bota. Me moderimin e Znj. Fabiola Duro, themeluese e INNVEST dhe me profesionistë të rëndësishëm të ftuar në panel, si: Znj. Artiona Bogo, Cloud Customer Engineer at Google Cloud; Z. Bledi Celiku - Senior Economist, The ëorld Bank; Z. Albi Zhulali – CEO of Softmogul; Z. Celik Nimani - Partner & Chief Executive Officer at Frakton; Znj. Arta Shehu - Co-Founder of jCoders & Labbox; Z. Edi Demaj - KO Co-Founder at KODE Labs, u diskutua gjerësisht se cili është potenciali i vërtetë i kontraktimeve te shërbimeve në vendet e origjinës. Në përgjigjen e tyre kundrejt kësaj pyetjeje, panelistët duhet të mernin në konsideratë dixhitalizimin e botës, i cili po përdoret si një domosdoshmëri strategjike dhe po ndihmon bizneset nëpërmjet të dhënave dhe analitikës, dhe për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin duke drejtuar punonjësit drejt planifikimit.

Një diskutim tejet i rëndësishem ishte dhe roli i vendeve në një botë gjithnjë e më dixhitale, ku analizat dhe të dhënat ofrojnë një avantazh dhe bizneset përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike, një nxitës të efikasitetit dhe produktivitetit dhe si një mjet për të fuqizuar punonjësit dhe për të orientuar planifikim drejt së ardhmes.

Në një mendim të unifikuar nga profesionistët ishte një mundësi briliante bashkimi në evente të tilla që kanë për qëllim ngritjen e shteteve tona përmes teknologjisë. Ka mundësi shumë të mëdha që ta ndryshojmë të ardhmen e vendeve tona përmes teknologjisë, nëse gjejmë mënyrat e duhura dhe të qëndrueshme të një bashkëpunimi rreth këtij qëllimi të përbashkët. Për të përfituar nga ekonomia digjitale, dy faktore janë tejet esenciale: Aksesi në internet dhe kapitali njerëzor. Kosova dhe Shqipëria janë mjaft mirë përsa i përket askesit në internet (në Kosove, 89% e popullates ka akses në internet dhe në Shqipëri mbi 79%), por lënë shumë për të dëshiruar në aspektin e kapitalit njerëzor, dhe tek vendet si Shqipëria dhe Kosova kanë ende sprova të mëdha në këtë aspekt. Shumë më shumë punë nevojitet sidomos në cilësine e arsimimit dhe rritjen e investimit (publik dhe privat) në sistemin arsimor që vendet ofrojnë për brezat e ardhshëm.

Përvec këtyre, të ftuarëve dhe pjesëmarrësve në këtë panel u dha mundësia për rrjetëzim profesional duke mundësuar takime midis bizneseve (B2B) dhe takime midis bizneseve dhe klientëve (B2C). Një tjetër mundësi e krijuar për organizatat nga “Diaspora Flet 2020” ishte dhe krijimi i partnerëve ndërkombëtar, nëpërmjet paraqitjes së qëllimeve dhe objektivave të tyre. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia ishin bashkëbisedimet dhe ndarja e historive frymëzuese, duke paraqitur projekte inovative, ide dhe historitë e tyre të suksesit.

 

Rreth autorit: Fabiola is the Founder and CEO of INNVEST. She has more than 15 years of professional experience in working with angel investors, entrepreneurs, start-ups, incubators and government stakeholders through capacity building and advisory support. Her professional achievements include more than 10 years experience in strategy in business development, coordination and guiding of multi-stakeholder processes and international multilateral economic projects and investments cooperation, business negotiations in Albania and the Balkan region.