fbpx
Nëntor 30, 2022

Konferenca Rajonale për Zhvillimin e Bashkëpunimit Rajonal mes të Rinjve në fushën e Migrimit dhe Zhvillimi

Nga Germin-815 Shikime-Asnjë koment

Të enjten në Prishtinë u mbajt konferenca për “Zhvillimi i Bashkëpunimit Rajonal mes të Rinjve në fushën e Migrimit dhe Zhvillimit”, ku në mesin e 40 pjesëmarrësve, u diskutua për mundësitë e mobilitetit dhe shkëmbimit në mes të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

May be an image of 7 people, people sitting, people standing, indoor and text that says 'S germin'

Gjatë kësaj konference u prezantuan edhe hulumtimet që janë bërë në lidhje me migrimin në Ballkanin Perëndimor. Hulumtimet u realizuan nga gjashtë “fellows” të gjeneratës së parë, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kishin kryer gjithashtu një program 10 ditor shkembimi në vendet respektive. Ata, ndanë ndër tjerash edhe përvojat e tyre të angazhimit profesional në vendet fqinje. Për të gjithë pa dallim kjo ishte përvoja e parë e kësaj natyre në kryeqytetin e një shteti fqinj.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, përpara të pranishmëve prezantoi sfidat më të mëdha sa i përket migrimit në rajon.

“Sa i përket migrimit të të rinjve, numrat flasin vet. 1/5 e të popullsisë së rajonin, jetojnë jashtë vendlindjes së tyre”.

Krasniqi, prezantoi gjithashtu gjashtë fellows nga rajoni, duke potencuar rëndësinë që projektet e tilla kanë për bashkëpunim ndër-rajonal.

Krasniqi, prezantoi gjithashtu gjashtë fellows nga rajoni, duke potencuar rëndësinë që projektet e tilla kanë për bashkëpunim ndër-rajonal.

Projekt Menaxheri në Western Balkans Fund, Fjordi Bisha, u shpreh se migrimi ka formësuar jetën e secilit në rajon. Bisha, u shpreh se Western Balkans Fund tenton që të jap mundësi që të zgjidhet çështja e migrimit.

“Ne tentojmë të jemi një dorë ndihmëse dhe puna me GERMIN dhe partnerët e tyre në këtë projekt, na ka bërë të kuptojmë që kemi potencial”.

Drejtuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë për Zhvillim Social, Anne-Sophie Houee, tha që gratë dhe burrat në rajon kanë sfida të ndryshme por e përbashkëta e tyre është mungesa e vendeve të punës.

“This project is an example that young people can be at the head of politics.  This is because young people are the main source of the region. We have to work together”, said Sophie Houee.

May be an image of 8 people, people standing and indoor

Jovan Jablan prezantoi hulumtimin e tij për migrimin e të rinjve në Kosovë, ku nga hulumtimi i tij u kuptua që një prej arsyeve pse shumica e të rinjve dëshirojnë të largohen, përvec arsyes financiare qëndron edhe edukimi. Rekomandimet nga hulumtimi I tij sugjerojnë që qeveria duhet të realizojë një plan konkret që të ulë nivelin e migrimit tek të rinjtë.

Miljana Rakocevic prezantoi hulumtimin për ‘ikjen e trurit’ nga Mali i Zi. Disa prej arsyev e kryesore pse të rinjtë në Malin e Zi, dëshirojnë të largohen lidhen me numrin e lartë të papunësisë, korrupsionit dhe nepotizmit. Nga ky hulumtim krekomandoihet që Qeveria e Malit të Zi, të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi më kreativ të edukimit.

Fellow tjetër Srgjan Karanfilovski, prezantoi hulumtimin e tij që ka të bëjë me migrimin e kosovarëve i fokusuar në të drejtat e njeriut.

Arta Haxhixhemajli prezantoi hulumtimin që ajo e ka bërë për ikjen e mjekëve në Maqedoninë e Veriut. Në mes të tjerash nga ky hulumtim kuptohet që mjekët maqedonas pikë sybnimi për megrim e kanë Gjermaninë. Nga hulumtimi i saj është rekomanduar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet ta trajtojë me seriozitet ikjen e mjekëve, duke ju gjetur atyre punë në spitale dhe klinika

May be an image of 3 people, people standing, people sitting, indoor and text that says 'germin'

Në këtë konferencë u mbajt edhe një panel diskutimi me grupe të interesit ku u diskutua në lidhje me mundësitë që kanë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për shkëmbime edukative, sociale e kulturore me njëri – tjetrin.

Kjo konferencë u organizua nga GERMIN në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje Lokale dhe Zhvillim Rajonal si dhe ESTIMA Association, i mbështetur nga “Support to Civil Society Regional Actions in the Western Balkans”, një grant-skemë nga Fondi i Ballkanit Perendimor dhe Bashkimi Europian.

Below you can read five research from our fellows:

Jovan Jablan, Montenegro, “Migration Governance of Kosovo – with focus on youth

Miljana Rakocevic, Montenegro, “Youth Brain Drain in Montenegro”

Srgjan Karanfilovski, North Macedonia, “Human-Rights Based Migration Governance”

Arta Haxhixhemajli, Kosovo, ‘The Analysis of Medical Brain Drain in North Macedonia: Its consequences for the future”

Luljeta Aliu, Kosovo, “Migration trends in Balkan Countries before and after visa liberalisation/joining European Union and economic consequences – case study North Macedonia”