fbpx
Nëntor 18, 2021

Remittances: A footprint for development – Kosovo Diaspora in Austria

Nga Germin-1250 Shikime-Asnjë koment

Bashkëbisedim me diasporën kosovare në Austri

Të mërkurën, me 17 nëntor 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e dytë me diasporën kosovare nga Austria. Ky takim është pjese e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit Greenback 2.0, nga Banka Botërore në bashkëpunim me Bankën Qëndrore te Republikës së Kosovës dhe financim të Sekretariatit Zviceran për Cështjet Ekonomike.

Ligjërata u fokusua tek remitancat dhe roli i tyre si udhërrëfyespër zhvillimin socio ekonomik te Kosoves. Austria eshte nje nga burimet kryesore te remitancave per Kosoven.

Takimi u moderua nga znj. Edlira Dashi, e cila prezantoi një hyrje të shkurtër të temës, projektit dhe panelistëve, si dhe me një sqarim të shkurtër të remitancave. Ku tregoi më shumë lidhur me rëndësinë e remitancave, si dhe disa nga statistikat nga World Bank, ku tregojnë më rëndësinë e remitancave për stabilitetin ekonomik të Kosovës.

Ekspert i financave në Bankën Qendrore të Kosovës, z. Bejtush Kiçmari, foli për studime të ndryshme mbi remitencat në Kosovë dhe si parashikohet rritja e tyre në vitet e ardhshme. Ai ndau statistika se si paratë e diasporës që shpenzohen në Kosovë në vit, janë më të mëdha se shuma e buxhetit vjetor të Kosovës. Po ashtu ai tregoi edhe mbi trendet ekonomike në Kosovë. Po ashtu theksoi që remitancat janë të llogaritura vetëm ato që vijnë përmes agjencive të transaksioneve, ku bëhet e ditur që mënyrat informale janë ende të theksuara.

Z. Ajet Tahiri, kryetar i degës së Tirolit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, theksoi se remitencat nuk janë të përherëshme sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës. Andaj, z. Tahiri sygjeron që zhvillimi ekonomik të mos bazohet mbi remitancat. Ai poashtu shtoi që Kosova duhet t’i kushtojë rëndësi dhe infrastrukturës me qellim zhvillimin e turizmit. Pra kryesisht të krijoj mundësi të investimeve, përmes sigurisë së investimeve, aspektet procedurale dhe po ashtu infrastrukturës.

Ndërsa, eksperti për integrime në fondin Austrik, z. Troja, theksoi po ashtu rëndësinë e përdorimit të platformave digjitale për të dërguar mjetet financiare, ku tregoi që siguria është më e madhe, dhe se është shumë më efikase e më e shpejt. Ne kete drejtim, institucionet drejtuese dhe rregulluese duhet te shohin mundesine per te krijuar mekanizma qe nxisin rritjen e konkurrences dhe uljen e kostove. Ne kete drejtim, shkembimi i informacionit ne lidhje me kostot e remitancave mund te luaje ne rol kyc ne informimin e publikut dhe uljen e kostove e remitancave. Gjate diskutimit te lire pjesemarresit shpalosen nje game sfidash te diaspores – koston e larte te remitancave dhe mundesite e limituata per investime.