fbpx
Mars 8, 2022

STUDENTËT E FAKULTETIT TË STUDIMEVE KROATE DO MËSOJNË EDHE PËR HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR

Nga Germin-1046 Shikime-Asnjë koment

Ambasada e Kosovës në Zagreb përmes një statusi në Facebook, ka bërë me dije që nga 28 shkurti i këtij viti, në Fakultetin e Studimeve Kroate është shtuar edhe lënda e Historisë së Popullit Shqiptar.

“Në Universitetin e Zagrebit – në Fakultetin e Studimeve Kroate, u hap moduli, kësaj here si lëndë zgjedhore – Historia e popullit shqiptarë – ku studentëve të historisë do tu ligjërohet për historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare”, shkruhet në njoftim.

Në këtë shkrim bëhet e ditur që kjo lëndë do të ligjërohet nga profesorë eminent kroat.

“Në ligjëratën e parë morën pjesë deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e vet deputetja shqiptare falënderoi ligjëruesit prof. Joško Pavković, prof. Stjepan Ćosić dhe paralajmëroi se si ligjërues do të jetë krahas profesorëve kroat edhe profesori Berishaj që tashmë është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci.

Dr. Berishaj, ne fjalën e vet shprehi kënaqësinë se do të jenë njëkohësisht edhe ligjërues në këtë lëndë, e që studentëve kroat do tu ofrojë pjesë të munguar deri tani, pra, atë të historisë së mendimit politik shqiptarë.