Co-chair
Avni Mustafaj (anëtar), SHBA.
Z. Mustafaj është rritur në New York, SHBA, dhe ka pasur një përkushtim të përjetshëm ndaj kauzës kombëtare të shqiptarëve. Organizata ku z. Mustafaj ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet roleve të ndryshme dhe si kryetar është “Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan – NAAC”. NAAC ka qenë njëra nga organizatat më zëshme dhe me ndikim para dhe gjatë luftës në Kosovë. Z. Mustafaj ka drejtuar delegacionin amerikan të kongresistëve dhe anëtarëve të Bordit në Samitin e Rambujesë, Francë, në vitin 1999. Ndër aktivitetet e tij, ai ka takuar edhe ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë për të strategjizuar mbi sensibilizimin e opinionit amerikan për Kosovën.
Contact: avni.mustafaj@germin.org
Nxitja e angazhimit të diasporës
Angazhimi global për ndryshim shoqëror
Germin është një organizatë joqeveritare, e cila bazohet në parime dhe ideale që besojnë se diaspora shqiptare duhet të ketë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara – Germin 2014-2025