fbpx

Blerinë Ukshini

Menaxher/e i/e Projekteve

Blerina ka mbaruar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës në vitin 2015, ndërsa aktualisht është duke përfunduar studimet Master për Integrime Evropiane dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës.

Karrierën e saj ka filluar në vitin 2016 me punë vullnetare në Slloveni me anë të programit Erasmus +. Pas kthimit në Kosovë ka vazhduar angazhimin në shoqërinë civile, ku për pesë vjet ka qenë e angazhuar në Institutin Demokraci për Zhvillim. Fokusi i saj kanë qenë zgjedhjet dhe partitë politike, përfaqësimi i grave në politikë, përfshirja e të rinjve në vendimmarrje dhe rritja e qasjes së grave në tregun e punës.

Ajo ka mbajtur trajnime të ndryshme me organizatat ndërkombëtare të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe është autore e një punimi dhe disa kolumne për mediat dhe organizatat vendore.

Ekipit të GERMIN-it i është bashkëngjitur nga janari i vitit 2022 si Menaxhere e Projekteve.

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Naim Robelli
Menaxher/e i/e Projekteve
Donarta Fetahu
Asitente e Financave
Bubulina Peni
PR and Social Media Officer