fbpx

, Liza Gashi.

Bashkë-themelues

, Liza Gashi. Liza Gashi është një udhëheqëse ekzekutive, inovatore dhe sipërmarrëse me përvojë globale në politika, hulumtim dhe angazhim të palëve të shumta në qeverisje, zhvillim, migrim dhe diplomaci. Liza është ish-zëvendësministre në detyrë në Ministrine e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë në qeverin Kurti 2020; themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e GERMIN, organizatë jo-qeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve amë. Bashkë-themelues dhe ish-drejtoreshë menaxhuse e KosovoDiaspora.org, një platformë dixhitale për angazhimin e diasporës në diplomaci. Themelues dhe kryetare e UWC Kosova, Komitetit Kombëtar të Kosovës për Kolegjet e Botës së Bashkuar (UWC), një lëvizje globale arsimore që e bën arsimin një forcë për të bashkuar njerëzit, kombet dhe kulturat për paqe dhe një të ardhme të qëndrueshme. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Wartburg College në Iowa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë.  

Sihana Bejtullahu
Bashkë-Drejtore Ekzekutive
Arbnor Mjeku
Menaxher/e i/e Projekteve
Blerinë Ukshini
Menaxher/e i/e Projekteve
Naim Robelli
Menaxher/e i/e Projekteve
Donarta Fetahu
Asitente e Financave