Asistente e Hulumtimeve
Drenusha ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës në vitin 2019. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka punuar si mentorë për të rinjtë në programin “Çfarë pas diplomimit?” për organizatën joqeveritare ETEA, si dhe si hulumtuese dhe autore e studimit “Efekti i leximit mbi mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve në Kosovë.”
Së fundmi, Drenusha ka përfunduar studimet Master në Psikologji Shkollore dhe Këshillimore në Universitetin e Pécs në Hungari, ku ka qenë përfituesja e bursës “Stipendium Hungaricum.”
Drenusha pëlqen një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë leximin, ecjet në natyrë dhe udhëtimet. Ajo është e hapur ndaj sfidimit të tregimeve të zakonshme, prandaj takimi me kultura të ndryshme e sheh si një mundësi për zhvillim individual dhe shoqëror, duke hequr paragjykimet ose stereotipet që mund të kemi ndaj të tjerëve, dhe njëkohësisht duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të komunikimit ndërkulturor.
Drenusha është angazhuar në GERMIN si asistente e hulumtimeve në studimin “Potenciali Ekonomik dhe Investues i Diasporës Kosovare” brenda projektit MARDI, i financuar nga CARITAS Zvicër në Kosovë.
Bashke-krijojmë të ardhmen.
Njëherë GERMIN – gjithmonë GERMINALS.
Germin është një organizatë joqeveritare, e cila bazohet në parime dhe ideale që besojnë se diaspora shqiptare duhet të ketë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara – Germin 2014-2025