Egzon Sadiku

Project Manager

Egzon Sadiku ka përfunduar programin Ndërkombëtar të Masterit në Edukimin e të Rriturve për Ndryshime Shoqërore, me specializim në Zhvillimin e Kurrikulës, në kuadër të programit Erasmus Mundus Joint Degree në Universitetin e Glasgow, Universitetin e Maltës, Universitetin e Tallinn dhe Universitetin e Hapur të Qipros.Në nivel bachelor, ai ka përfunduar studimet me dy drejtime, në Artet e Studios dhe Filozofi, në Macalester College, Minnesota, SHBA.

Kërkimi i tij akademik është fokusuar kryesisht në zhvillimin profesional dhe sistemin paralel të arsimit në Kosovë, ndërsa kërkimi profesional përfshin vlerësimin e vendosjeve akademike në edukimin për punë sociale në Skoci. Angazhimi i tij më i fundit profesional ka qenë në zhvillimin e sistemeve funksionale operacionale në mjedise arsimore me shumë palë të përfshira në Skoci.

Egzoni, pas rikthimit të tij të përhershëm në Kosovë, iu bashkua Germin në gusht 2025 si Menaxher Projekti.

Bashke-krijojmë të ardhmen.

TAKONI EKIPIN

Ekipi ynë është i përbërë nga individë të angazhuar që punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.