Shkurt 3, 2023
The GERMIN organization announces job openings for paid internships
Nga Germin-955 Shikime-Asnjë koment
GERMIN është një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre. GERMIN drejtohet dhe mbështetet nga një grup profesionistësh të Diasporës duke filluar nga fusha e politikave publike, financave, informacionit, teknologjisë, ligjit, arsimit, sigurisë dhe diplomacisë. Puna e Germin fokusohet kryesisht në shtatë programe, siç janë: Avokimi dhe Diplomacia; Profesionistët e Diasporës; Filantropia e Diasporës; Të rinjtë dhe Edukimi; Investimet nga Diaspora; Diaspora Flet 2022; OriginAL.
Aktualisht jemi të interesuar që ekipit tonë t’i bashkohen edhe dy të rinj/reja entuziast/e në lidhje me specifikat në vijim:
- Për pozitën e parë preferohet:
- Të jetë duke studiuar apo të ketë studiuar për shkenca sociale;
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office;
- Të jetë i /e gatshëm/e të bashkëpunoj me ekipin;
- Të ketë informata rreth situatave politike në vend;
- Të ketë njohuri rreth çështjeve gjinore, sidomos përfshirjes së grave në politikë;
- Të jetë komunikativ/e me palët e treta;
Detyrat kryesore të punës:
- Ndihmon projekt menaxherin në mbledhjen e të dhënave kuantitative dhe kualitative në lidhje me projektin;
- Kontakton me palët e treta kur është e nevojshme;
- Asiston në çështje logjistike në lidhje me aktivitetet brena projektit;
- Bën koordinimin e takimeve me partnerë/palë të treta;
- Detyra të tjera në bazë të nevojës dhe zhvillimit të projektit;
- Për pozitën e dytë preferohet:
- Të jetë duke studiuar apo të ketë studiuar Ekonomi, Financa dhe Kontabilitet;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në përdorimin e Microsoft Office posaçërisht Microsoft Excel;
- Të ketë integritet, besueshmëri dhe përgjegjësi të lartë në punë;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punoj në një ambient dinamik;
Detyrat kryesore të punës:
- Mirëmbajtja e faturave dhe vendosja e tyre në follderat/dosjet përkatës-e;
- Asistimi në raportime për donatorët;
- Fotokopjimet/skenimet e faturave dhe dokumenteve për zyrën e financave;
- Detyra tjera që lidhen me pozitën dhe kërkesën për financa;
Të gjithë të interesuarit duhet ta dërgojnë CV dhe Letrën e Motivimit në emailin [email protected] no later than February 15, 2023. When sending the application, make sure to put in the subject: Project Assistant or Finance Assistant. It is necessary to complete the application through the platform www.kosovogenu.com. Only those who complete the application in both forms, email and platform, will be invited to the interview.