fbpx
Shkurt 1, 2023

Mozaiku i arkitekturës që bashkoi Kosovën me botën

Nga Germin-935 Shikime-Asnjë koment

Detajet përbëjnë mozaikun e jetës

Gjithçka filloi në vitin 2000, në qytetin e Prishtinës, kur arkitekti Adriatik Bytyqi themeloi TIKI. Studioja fillimisht ishte e fokusuar në projektim dhe dizajn të enterierit, duke krijuar hapësira të bukura për klientët në Kosovë dhe vende të tjera evropiane. Por vizioni i kompanisë gjithmonë synonte diçka më shumë. Krijimi i dizajneve që jo vetëm dukeshin mirë, por edhe që ishin funksionale. Dhe kështu, në vitin 2014, TIKI hapi fabrikën e saj të zdrukthtarisë, duke lejuar studion të prodhojë dizajnet e veta unike. 

Për Adriatikun, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Prandaj, ai në vitin 2016 hapi një fabrikë mozaiku 100 për qind të qelqit të ricikular.

“Kjo ishte diçka që nuk ishte bërë kurrë më parë në rajon, dy linjat e prodhimit, njëra për mozaik të ricikluar dhe tjetra për mozaik kristal, filluan të prodhonin produkte unike dhe të qëndrueshme që nuk mund të gjendeshin askund tjetër.”

Eksportet e para

Ishte një fillim i ngadaltë, por shkëndijat e para të eksportit po fillonin. Pronari i TIKI-t, kujton datën e saktë të eksportit të parë.

“Eksporti i parë ka qenë më 24.03.2015 në Zvicër dhe më pas eksporti është zgjeruar në Shqipëri, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni, Belgjikë, Gjermani, Slloveni, Hungari dhe Serbisë”.

Më pas një nga një, vendet e tjera e morën parasysh. Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Belgjika, Gjermania, Sllovenia, Hungaria dhe Serbia bënë të gjitha porositë për dizajnet unike të TIKI-t. Eksportet kryesore të studios janë prodhimet e zdrukthtarisë dhe mozaikut, por shërbimet e saj të arkitekturës i eksporton edhe në projekte jashtë Kosovës.

“Hulumtimi dhe plasimi i produkteve tona, janë sfidat në aspektin e eksportit të produkteve”, thotë ai.

Por Adriatiku vendosi një objektiv për TIKI-n, që të rrisë tregun e mozaikut në të paktën 2000 metra katrorë shitje në muaj për eksport dhe të arrijë marrëveshje për produkte standarde si kuzhina, dhoma gjumi dhe lavaman për eksport të rregullt. Ai donte të ndryshonte mënyrën se si njerëzit mendonin për dizajnin, për të bërë që qëndrueshmëria dhe bukuria të shkonin krah për krah.

TIKI aktualisht ka 38 punëtorë të cilët janë të ndarë në katër sektorë: studio arkitekturore, shoëroom, fabrika e zdrukthtarisë dhe fabrika e mozaikut. Studioja ka gjithashtu një përvojë të gjerë në sektorin e zdrukthtarisë, duke prodhuar punë cilësore për hotele, ambasada dhe organizata ndërkombëtare. TIKI e pret të ardhmen me entuziazëm të madh dhe një vizion të qartë për të sjellë dizajne unike, inovative dhe cilësi e rehati për klientët në mbarë botën.

Sipas Adriatikut, ajo çka e bën TIKI-n një prodhues të veçantë në tregun ballkanik është prodhimi i mozaikëve nga qelqi i ricikluar.

Përveç mozaikëve standardë të katalogut, TIKI ofron gjithashtu vepra arti me porosi që mund të përshtaten sipas kërkesave të klientit. Përdorimi i materialeve të ricikluara nga studioja promovon qëndrueshmërinë, duke e bërë TIKI-n një zgjedhje ideale për mjedisin dhe për klientët. TIKI synon të zgjerohet më tej me bashkëpunime të reja në shumë vende të botës.

*Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë -MARDI” që zbatohet nga GERMIN  Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.