Ky studim është pjesë e projektit “Përputhja e ekspertëve të diasporës me nevojat institucionale në vendlindje”, i cili zbatohet nga GERMIN me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Projekti synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të diasporës në vendet e origjinës dhe të krijojë mundësi për transferim të njohurive dhe aftësive. Popullsia e synuar përfshin profesionistë nga fusha të ndryshme që janë pjesë e diasporës kosovare dhe shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht ata nga Gjermania.
Qëllimi i këtij raporti është të tregojë nevojat për ekspertë nga diaspora shkencore dhe profesionale e vendeve të origjinës, format që mund të marrë kjo bashkëpunim dhe kushtet që duhet të krijohen. Raporti trajton të dyja palët e zinxhirit: nga njëra anë, diasporën shkencore dhe profesionale shqiptare dhe gatishmërinë e saj për bashkëpunim, dhe nga ana tjetër, nevojat e institucioneve shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Mund ta gjeni raportin e plotë duke klikuar mbi lidhjet më poshtë: