Më 3 tetor 2025, komuniteti shqiptar në Zvicër u mblodh në SOHO Zürich për një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë – “Rrënjët që na Bashkojnë.” “Roots that Connect Us.”
Organized by GERMIN, this special event celebrated the success of the OriginAL E organizuar nga GERMIN, kjo ngjarje e veçantë shënoi suksesin e programit OriginAL, i cili u mundëson brezave të rinj të diasporës të zbulojnë origjinën e tyre shqiptare përmes një udhëtimi dyjavor, tërësisht të financuar në vendin amë.
Gjatë mbrëmjes, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë fjalime dhe prezantime nga Anila Hyka Smørgrav, Lirim Krasniqi dhe Avni Mustafaj nga GERMIN, si dhe fjalime frymëzuese nga autorja shqiptare në Zvicër Shqipe Sylejmani dhe folësi kryesor i mbrëmjes, legjenda e futbollit Lorik Cana. Ata ndanë reflektime të fuqishme mbi identitetin, përkatësinë dhe rolin e diasporës në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët.
Mbrëmja kulmoi me shfaqjen e një dokumentari të shkurtër për një prej gjeneratave të OriginAL, si dhe me historitë e alumnive të programit nga Zvicra – Djellza Lahu, Elira Neziraj dhe Trim Zejnullahu – si dhe të Paola Gjergjo, alumni e gjeneratës së 6-të, e cila kishte ardhur enkas nga Suedia. Mbrëmja u përmbyll me performancën muzikore të Arjeta Zuta & Leutrim Aliji
Nga zemra, falënderim i posaçëm për të gjithë sponsorët dhe partnerët që e bënë të mundur këtë mbrëmje: Global Albanians Foundation, Swiss Albanian Network, SOHO Zürich, Diaspora Economic Forum, the eksperts, Think B, Vali Ranch, Avni Gallopeni, dhe Mark Kosmo.
OriginAL will continue its presence in Zürich and across Switzerland with more inspiring stories, special gatherings, and opportunities to get involved.
 
 		 
          
															 
								 
								 
								 
								