fbpx
Maj 2, 2023

Gratë Ndërmarrëse nga Kosova takohen me bizneset shqiptare në Gjermani

Nga Germin-1390 Shikime-Asnjë koment

Të premten më 28 prill, 20 gra ndërmarrëse nga Kosova, shkuan në Dyseldorf ku patëm mundësi që për dy ditë të takohen me dhjetëra biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Në ditën e parë ato vizituan Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë (IHK) në cystatin e Essen.

Të shtunën, në ditën e dytë të vizitës së grave ndërmarrëse në Dyseldorf ato patën mundësi të takoheshin me biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Të shtunën, në ditën e dytë të vizitës së grave ndërmarrëse në Dyseldorf ato patën mundësi të takoheshin me biznese të udhëhequra nga shqiptarët në Gjermani.

Bashkë-drejtoresha e GERMIN, Sihana Bejtullahu, tregoi detaje për projektin

“Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” që mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity. Ajo potencoi që kjo është kohorta e dytë e këtij projekti dhe tregoi sukseset e kohortës së parë kur një takim i ngjashëm u mbajtë në Cyrih të Zvicrës. Bejtullahu, tha që duket krijuar raporte më zyrtare mes diasporës dhe Kosovës. “Si një organizatë që merret direkt me diasporën shqiptare për pothuajse 10 vjet, ne e dimë që Gjermani është shtëpia e dytë për kosovarët. Ne pranojmë më së shumti remitanca prej Gjermanisë dhe diaspora jonë vazhdon të jetëjetë e lidhur me vendlindjen. Prandaj, është esenciale që të krijohen lidhje të forta institucionale në mënyrë që bashkëpunimi mes shteteve tona të jetë kuptimplotë”.

Dafina Rexha, nga USAID Kosovo Compete Activity tregoi se si lindi ideja për të bërë një projekt që në fokus ka gratë ndërmarrëse në Kosovë.

“Është një nismë e mirë për fuqizimin e grave ndërmarrëse në Kosovë, besoj që edhe diaspora do e sheh që gratë në Kosovë punojnë shumë dhe kanë vullnet. Ato munden të bashkëpunojnë dhe kështu të ketë një përfitim biznesor të ndërsjelltë”.

Rexha, shpalosi sukseset e USAID Kosovo Compete Activity duke potencuar që synimi kyç i këtij program është puna e afërt me sektorin privat me theks të veçante me sektorët e përpunimit të drurit, ushqimit dhe TIK-un.

Drejtori Menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, Fadil Abdullahu, foli përpara të ftuarve duke potencuar qëllimet kryesore që ka ky union.

“Objektivi i parë është identifikimi i bizneseve shqiptare në Gjermani. Synimi jonë është që të dimë saktë se sa biznese ka gjithsej në Gjermani. Pika e dytë është që bashkë t’i përfaqësojmë këto biznese si para institucioneve lokale, qendrore deri tek federale”

Sipas Abdullahut, pasi të bëhet identifikimi i të gjithë bizneseve të shqiptarëve në Gjermani më pas do të ideohet se sim und të kontribohet në vendlindje pasi sipsa tij “nuk gjen asnjë biznes që nuk e ka synim të jap kontribut në vendlindje”.

Pas fjalimeve u mbajtë paneli i diskutimit me temën “Mundëistë e bashkëpunimit: Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” që u udhëheq nga Menaxherja e këtij projektit në GERMIN, Blerinë Ukshini. Panelistë ishin: Vesa Morina, Zeta Coorporation, Emire Duraku, Agro Krusha, Evelina Nreca-Terrnava, Metaltech si dhe Fatmir Sinani, mentor nga diaspora.

Pas panelit gratë realizuan takimet B2B ku patën mudnësi të rrjetëzohen me bizneset nga diaspora. Më pas Anëtarja e Kryesisë së Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe Gjermane, Shkëndije Berisha-Pacolli, ndau historinë e saj me gratë ndërmarrëse. Në fund 20 gratë ndërmarrëse patën mundësi që të vizitojnë biznesit e sektorit të ICT-së, Rexhi.com.

Në fund, 20 gratë ndërmarrëse patën mundësi të takoheshin me biznesin e TIK-ut, Rexhi.com