PROGRAMET
rrETH PROGRAMIT
Avokimi dhe diplomacia janë mjete thelbësore për fuqizimin e komuniteteve të diasporës, veçanërisht në adresimin e çështjeve shoqërore dhe sigurimin e zbatimit efektiv të legjislacionit që prek të drejtat e tyre. Germin përdorë iniciativa të ndryshme për të forcuar lidhjet midis diasporës dhe aktorëve vendorë, si OJQ-të dhe institucionet qeveritare.
Një nga projektet kryesore të Germin në kuadër të këtij programi është – Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave, e që synon të përfshijë kontributin e diasporës në politikëbërje dhe proceset e hartimit të politikave. Germin synon të avokojë për avancimin e zërave të Diasporës përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të këtij të fundit në proceset e krijimit të politikave dhe reagimeve duke përdorur teknologjitë e reja në dispozicion.
Përmes Konferencës Diaspora Flet, Germin ka krijuar një platformë unike për anëtarët e diasporës për të shprehur opinionet e tyre dhe për të kontribuar në vizionin për rolin e diasporës në dekadat e ardhshme. Kjo konferencë mbledh zëra të ndryshëm, duke nxitur dialog dhe bashkëpunim përtej kufijve.
Një tjetër projekt është – Bursat dhe Shkëmbimet rajonale për të Rinj, financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, të cilin Germin e zbatoi në partneritet me gjashtë bursistë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova, të cilët realizuan projekte kërkimore mbi tema të ndryshme që lidhen me migracionin dhe zhvillimin. Germin gjithashtu bashkëpunoi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për të hetuar efektin e inflacionit në remitancat që vijnë nga diaspora në Kosovë.
Po ashtu, që nga viti 2017, Germin ka monitoruar zgjedhjet me fokus procesin e votimit nga diaspora dhe në vazhdimësi punon për të drejtën e votës dhe avancimin e përfaqësimit të diasporës në shtetet amë.
Përmes këtyre projekteve, Germin demonstron fuqinë e avokimit dhe diplomacisë për të nxitur ndryshime pozitive, duke angazhuar komunitetet e diasporës si qytetarë aktivë që ndikojnë si në vendet e tyre të origjinës ashtu edhe në ato të reja.
Brenda Programit
Konferenca “Diaspora Flet” shërben si një platformë për të lidhur anëtarët e diasporës shqiptare me vendet e tyre të origjinës, duke i fuqizuar ata për të shprehur mendimet e tyre dhe për të formuar rolet e ardhshme. Duke bashkuar profesionistë, biznese, aktivistë dhe liderë nga më shumë se 26 shtete, konferenca pasqyron dy dekada angazhimi të diasporës dhe e parashikon kontributin e saj në të ardhmen.
Objektivi
Të forcohet lidhja mes diasporës shqiptare dhe vendeve të tyre të origjinës, duke nxitur dialogun, promovuar angazhimin dhe inkurajuar kontributet me ndikim në zhvillimin kombëtar.
Qëllimet
– Fuqizimi i anëtarëve të diasporës për të marrë pjesë aktivisht në formësimin e rolit të tyre në vendet e origjinës.
– Lehtësimi i diskutimeve mbi avokimin, diplomacinë, angazhimin ekonomik dhe transferimin e dijes.
– Ndërtimi i besimit dhe partneriteteve për të përmirësuar zhvillimin dhe investimet e udhëhoqura nga diaspora.
Edicionet e Diaspora Flet janë organizuar në partneritet me Global Albanians Foundation dhe mbështetur nga kontributet e palëve të ndryshme të interesuara.
Në bashkëpunim me UNDP, GERMIN ka realizuar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimin e inflacionit dhe luftës në Ukrainë mbi dërgesat nga diaspora e Kosovës.
Ky studim është në përputhje me misionin e GERMIN për të përdorur të dhëna empirike dhe analiza shkencore në funksion të një kuptimi më të thelluar të sfidave që lidhen me diasporën.
Qëllimet:
Vlerësimi i ndikimit të inflacionit dhe krizave globale mbi dërgesat.
Mbledhja e mendimeve nga dërguesit dhe përfituesit e dërgesave në Kosovë.
Informimi i palëve të interesit mbi mundësitë për përgjigje politike apo programore.
Aktivitetet Kryesore:
Janë zhvilluar anketa me 198 dërgues të dërgesave në vende të ndryshme dhe me 117 përfitues në Kosovë, gjatë muajve shtator dhe nëntor 2022.
Raporti i plotë i hulumtimit u publikua në shkurt 2023.
U organizua një tryezë diskutimi me palët e interesit në Prishtinë për shpërndarjen e gjetjeve.
Objektivat:
• Të përmirësohen të drejtat sociale dhe politike të anëtarëve të diasporës në Kosovë.
• Të forcohet përfaqësimi i diasporës në hartimin e politikave.
• Të përmirësohen procedurat e votimit, si mundësimi i votimit në ambasada dhe konsullata dhe dërgimi i votave përmes postës direkte në ambasadat e shtetit.
• Të thjeshtohen procedurat burokratike për anëtarët e diasporës.
• Të avokohet për heqjen e taksës “Green Card” për automjetet që hyjnë në Kosovë.
Aktivitete Kryesore:
Grupet e Fokusit (2016–2017): U realizuan dhjetë grupe fokusi në qendrat kryesore të diasporës (p.sh., Lozanë, Oslo, Vjenë, Nju Jork) për të identifikuar nevojat e diasporës dhe mundësitë për kontributet e saj.
Konferenca Diaspora Flet (2018): U organizua një konferencë katërditore me 150 pjesëmarrës nga 24 shtete për të fosteruar dialogun ndërmjet diasporës dhe institucioneve.
Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet (2019): U kontribua në një grup punues parlamentar për rishikimin e ligjeve zgjedhore, duke përfshirë reagimet e diasporës nga konferencat e mëparshme.
Grupi i Punës të Diasporës: Propozoi ndryshime kyçe në ligjet e votimit, si regjistrimi i votuesve përmes emailit dhe votimi në ambasada, shumë prej të cilave u miratuan në legjislacionin e mëvonshëm.
Arritjet Kryesore:
• U krijua një rrjet me mbi 250 organizata të diasporës dhe 25,000 anëtarë të komunitetit.
• U avokua për implementimin e sistemit të regjistrimit të votuesve përmes emailit, i përdorur për herë të parë në vitin 2017.
• U bene ndryshime politike që thjeshtuan proceset e votimit për diasporën dhe përmirësuan efikasitetin administrativ.
• U përmirësua përfaqësimi i diasporës në diskutimet publike dhe politikat e Kosovës.
Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë
Menaxhuar nga: Fondi për Shoqërinë Civile të Kosovës (KCSF)
Të fundit
The closing conference of the “Diaspora for Women in Politics” project brought together women from seven municipalities in Kosovo to
Germin is a non-governmental organization whose core principles and ideals are based on the belief that the Albanian diaspora must play an extensive and proactive role in the positive development of all countries in the Balkans where Albanians live.
© All Rights Reserved – Germin 2014-2025