News

Në ditën e Diasporës, Germin prezanton programet për angazhimin e Diasporës

Në ditën e migrantëve, 18 dhjetor, Shqipëria shënoi Ditën Kombëtare të Diasporës. Në kuadër të kësaj dite,  Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko organizoi një konferencë ku u bë përmbledhja e një viti pune intensive në lidhje me Diasporën Shqiptare.

Në fjalën hapëse, z. Majko tha se shteti shqiptar po mbush boshllëkun e plotë në informacion dhe në strategjinë e Diasporës.

“Kur fillova punën, si ministri i parë në historinë shtetërore të Shqipërisë për diasporën kisha të qartë vetëm paqartësinë. Një vit më parë, Shqipëria nuk kishte legjislacion apo strategji për shtetasit apo bashkëkombasit e saj jashtë vendit. Dokumentet e para në qeverinë shqiptare kaluan me shpejtësinë e vetëdijes për kohën e humbur”, – tha ministri.

Si tregim i suksesit për angazhimin e Diasporës, organizata Germin u përfaqësua përmes  drejtoreshës Liza Gashi, e cila shpalosi programet dhe mënyrat e angazhimit të diasporës në atdhe.

Në ngjarjen “Dita Kombëtare e Diasporës”, i pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Shqipëri z.Alberto Cutillo, i cili ritheksoi edhe një herë marrëdhënien e ngushtë që ekziston midis dy vendeve dhe sa i rëndësishëm është bashkëpunimi midis dy shteteve. Ndërsa zv.ministrja e Brendshme znj.Rovena Voda tha se ministria e Brendshme është e angazhuar plotësisht në zbatimin e të gjitha masave që duhen për të realizuar Strategjinë Kombëtare për Diasporën.

Gjatë këtij takimi eksperti irlandez i emigracionit Martin Russell bëri një përmbledhje të çështjeve më të rëndësishme që lidhen me Diasporën.

Manoela Lussi menaxhere e programit të angazhimit të Diasporës, IOM u ndal të bashkëpunimi me komunitete të ndryshme në Diasporë. Në këtë konferencë paraqiti vlerësimin e tij  edhe konsulenti i IOM për emigracionin Elvin Gjevori.

Vlenë të theksohet se në këtë ditë, Shqipëria për herë të parë publikoi shifrat për migrimin e shqiptarëve jashtë vendit. Diaspora e vlerësuar nga INSTAT përllogaritet 1,584,137 individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 828,530 individë janë meshkuj dhe 755,607 janë femra./MinistriiShtetitipërDiasporë/

 

latest

Related News

Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Diaspora Professionals

On 10–11 September 2026, GERMIN brought together diaspora professionals, scholars based in Albania, university leaders, public institutions, entrepreneurs, students and