fbpx
January 13, 2021

Qysh me u regjistru per votim nga Diaspora? – #DiasporaVoton2021

By Germin-108081 Views-No Comment

*Afati për regjistrim

13 – 21 Janar 2021 në ora 18:00, sipas kohës lokale në Kosovë

Nësë jeni SHTETAS i KOSOVËS apo jeni i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit

Hapi i Parë

Shkarko dhe plotëso (dhe nënshkruaj) formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës:

https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-I-.pdf

Hapi i Dytë

Pasi të plotësoni formularin, bashkangjitni një dokument të vlefshëm identifikimi të Kosovës si:

  1. Pasaportë
  2. Leternjoftim
  3. Patent Shofer.

Hapi i Tretë

Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]

[email protected]

KUJDES! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme për shkak se ju ka skaduar afati, BASHKANGJITENI në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.

Nëse NUK JENI SHTETAS i Republikës së Kosovës, por KENI LINDUR NË KOSOVË 

Hapi i Parë

Shkarko dhe plotëso (dhe nënshkruaj) formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës:

https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Formulari-i-aplikimit-per-votim-jashte-Kosoves-%E2%80%93-Formulari-II.pdf

Hapi i Dytë

Bashkangjit njërën nga dokumentet mbështetëse

  1. Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,
  2. Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,
  3. Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës, Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë, apo
  4. Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj., ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

Nëse NUK KENI LINUDR Në KOSOVË POR KENI NJËRIN PRIND TË LINDUR NË KOSOVË: 

Ju mund të aplkoni duke dërguar kopjen e dokumentit tuaj të identifikimit së bashku me njërën nga këto dokumente:

  1. Kopjen e dokumentit identifikues, ose
  2. certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj,

ku përmes njërës nga këto dokumente dëshmohet si prindi juaj ka lindur në Kosovë. Në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni, ku në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë

Hapi i Tretë

Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së.

[email protected]

[email protected]

Aplikimet pranohet deri me 21 janar në ora 18:00.