Nga faqja zyrtare e KQZ-së ju duhet të sharkoni fletëvotimin nga vegëzat (linqet e mëposhtme), të cilin duhet ta printoni.
Në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe Kuvende Komunale , ju duhet të votoni si në vijim:
a) Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.
b) Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.
Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.
– Fletëvotimet e plotësuara vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.
– Zarfin me fletëvotime dhe një kopje të dokumentit identifikues, vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën e KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
– Dhe kjo zarfë mundet të bashkohet me zarfat tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarfë postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë.
Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.
Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës