News
DIASPORA E BASHKUAR NË MBLEDHJEN E FONDEVE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT NË SHQIPËRI
Date: 03/12/2019
0 Views

Diaspora Shqiptare ka përcjellur me shqetësim të madh zhvillimet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në afërsi të qytetit të Durrësit. Kjo tragjedi rezultoi me dhjetëra jetë njerëzish të humbura, qindra të lënduar dhe mijëra të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre, të cilat ose janë  shkatërruar tërësisht ose janë të pabanueshme, gjë që nënkupton rrezikun e shembjes.

 

Duke marrë për bazë këto pasoja, Organizatat GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar, së  bashku me Shoqërinë Shqiptaro-Amerikane të Masaçusets “BESA”, kanë nisur kampanjën për ngritjen e fondeve, duke ju bërë thirrje të gjthëve e në veçanti pjesëtarëve të diasporës që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për të zbutur pasojat e kësaj tragjedie. Vlen të theksohet se organizatat e ndryshme në Diasporë tashmë kanë arritur që brenda pak ditësh të mbledhin disa milionë dollarë, të cilat do të dedikohen për viktimat dhe të prekurit e këtij tërmeti.

 

Ndërkohë, sot po zhvillohet kampanja “#GivingTuesday”/“E Martja Dhuruese”, e cila simbolizon ditën kur anë e mbanë botës mblidhen qindra miliona dollarë donacione nga fushatat individuale për ngritjen e fondeve. Kjo kampanjë po përcillet edhe nga shqiptarët që jetojnë në diasporë, të cilët kanë krijuar mini-kampanjat e tyre individuale për dhurimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i datës 26 nëntor në Shqipëri. Më shumë informata rreth këtyre kampanjave mund të gjeni KËTU.

 

Gjithashtu, kampanja e nisur nga GERMIN dhe FGSH do të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor. Ne u bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë pjesëtarëve të diasporës që të dhurojnë në kampanjën kryesore online duke klikuar KËTU, ku deri më tani kemi grumbulluar rreth $130,000 dhe deri në fund të vitit shpresojmë të arrijmë në 1 milion dollarë. Gjithashtu, GERMIN dhe FGSH do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar transparencë për të gjitha donacionet e pranuara, në mënyrë që që ky proces të jetë i sigurt dhe besimi i mijëra pjesëtarëve të diasporës të shkojë aty ku është më se e nevojshme.

 

Solidariteti me viktimat e prekura nga kjo fatkeqësi, i treguar gjatë këtyre ditëve është shembulli më i mirë i bashkimit të njerëzve për një kauzë të përbashkët. Periudha emergjente pothuajse ka kaluar, por sfida e vërtetë fillon tash kur njerëzve që kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë e tyre duhet t’u dalim në ndihmë për të rifilluar jetën pothuajse nga e para.

 

Për të arritur këtë, na nevojitet bashkimi edhe i faktorëve politik dhe koordinimi i Qeverisë së Shqipërsë me Qeverinë e Kosovës dhe Diasporën Shqiptare, sepse në kohë tragjedie sikur kjo, pikëpamjet dhe dallimet politike janë të parëndësishme në raport me jetët e njerëzve. Prandaj, urojmë që faktorët politik në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë të tejkalojnë ndasitë dhe të bashkojmë forcat në mënyrë që të përballemi më lehtë dhe të zbusim pasojat e këtij tërmeti shkatrrimtar.

Në këtë momente të tragjedisë kombëtare, roli i Diasporës shqiptare është vendimtar dhe ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë mbështetjen e tyre dhe të jenë sa më të bashkuar në ndihmë të bashkëatdhetarëve tanë në Durrës dhe zonat përreth. #DhuropërShqipërinë #DonateforAlbania

The second edition of the OriginAL program is officially launched
On August 4th, the second edition of the OriginAL program was officially launched. Participants had the opportunity to see the program's insights, its inaugural edition, and its ambitious goals. This event opened with a surprise performance by Arbër Selmani, journalist and poet from Pristina. He moved the audience with a rendition of his poem called "Kur vdiq baba." The co-director of GERMIN, Lirim Krasniqi, spoke about the importance and impact that this program has had and expressed that he is proud to be part of an initiative of historical importance and thanked all the supporters of this project. Deputy Prime Minister and Minister of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, Donika Gërvalla-Schwarz, said that she is very proud of last year's result and of the group of the second edition of the OriginAL program. Acting President at RIT Kosovo (A.U.K), Michael Hess, talked about the important connection that the American University in Kosovo has with the diaspora. We also had supporters of the OriginAL program among us. Investor, entrepreneur, and philanthropist from the Diaspora in Bulgaria, Elvin Guri. He talked about how this program helps the youth of the diaspora to understand not only their roots but also their parents and their sacrifices. One of the main pillars of this program is the founder and Chairman of the Board of the Global Albanian Foundation (GAF), Mark Kosmo. Unable to come from Boston, USA, through a video message, he once again expressed his support and told the participants that he really looks forward to starting this journey. From Paris, we also had GERMIN's co-chair of the board, Anila Smørgrav, who greeted and thanked the participants, supporters, and partners of OriginAL. At the event, seven esteemed alumni of the OriginAL program graced the gathering. Among them, Diellza and Elsa Vejseli, who once participated and now volunteered for the second edition, took the stage to recount their enriching experiences, the enduring friendships forged, and offered valuable insights into the program's overarching objectives and impact.
Date: 24/12/2024
0 Views