News
Diskutimi mes kampionëve në Diaspora Flet 2020
Date: 01/07/2022
0 Views

“Diskutim mes kampionësh”, kështu ishte titulluar diskutimi në mes të Lorik Canës dhe Robin Krasniqit në kuadër të Konferencës Diaspora Flet 2020.

“Diaspora Flet” ka për qëllim që të bashkojë diasporën shqiptare me qëllim të lidhjes së drejtpërdrejt me institucionet publike në vendet e tyre të origjinës, për të bashkëpunuar dhe avokuar për të drejtat e tyre ekonomike, sociale dhe politike. Në konferencën e vitit 2020 që u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Mes dhjetëra panelistëve të ftuar ishin edhe dy kampionët Lorik Cana dhe Robin Krasniqi, të cilët për afro 40 minuta shprehën mendimet se si mund të ndihmojnë në ngritje të kapaciteteve për sportet përkatëse.

Cana, u shpreh se është detyra e tyre si sportist që kanë pasur suksese jashtë trojeve shqiptare, që të ndihmojnë fëmijët dhe rininë që të arrijnë majat në sport.

“Kemi një detyrë për ta realizuar, edhe ti në fushën tënde duke qenë se je një pikë referimi i boksit. Mendoj që janë tre gjëra e ato janë: 1). Infrastruktura, 2) Cilësia, 3) Programi. E kemi një detyrë që të japim diçka prapa. E kemi një sfidë që fëmijët tanë, të për marrim më të mirën prej vendit tonë dhe jo domosdo të jenë të detyruar që të largohen”.

Krasniqi u pajtua me fjalët e Canës duke u shprehur se është detyrë e secilit që ka arritur sukses, jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës, që të kontribuojë në vendin e origjinës. Ai u shpreh që e kupton që në Kosovë ka shumë mangësi, por që duhet të fokusohemi në gjërat e mira që i kemi si popull.

“Gjithmonë për vendin tim do të jem dhe do të kontribuoj. E di që ndonjëherë ata që jetojnë në Kosovë, i humbasin shpresat. Por Kosova i ka disa gjëra që jo të gjitha vendet i kanë, e ato janë traditat tona”, u shpreh Krasniqi.

Sipas ish kapitenit të Kombëtares Shqiptare në Futboll, përmes fondacionit të krijuar pasi është pensionuar nga sporti, po mundohet që t’i ndihmojë fëmijëve të krijojnë një shprehi për sportin.

“Sporti është i jashtëzakonshëm. Ka të bëjë me shëndetin, vetëbesimin, me vetëbesimin për trupin, ndihmon të thyhen disa barriera, të afrohesh me shoqëri. Ne e kemi krijuar një ekosistem dhe e kontrollojmë çdo aspekt të programit tonë. I sjellim në një ambient që ndihem mirë, të sigurt, i sjellim materiale dhe çdo ditë nga pak, investojmë tek vlerat kryesore tek një fëmijë”.

Cana u shpreh gjithashtu që duhet krijuar mekanizma të rinj që të kanalizohen ndryshe remitancat dhe të ardhurat nga diaspora. Ai tha që diaspora shqiptare ka qenë ‘injektuesi’ ekonomik kryesor në periudhat më të vështira për popullin shqiptar – por që tani duhet të fokusohemi që remitancat të kthehen në investime.

“Të krijojmë një lloj ure, që të mos mbetet ndihma vetëm për njerëz që nuk kanë punë ose ushqim por të bëhen shembuj që të shndërrohen në diçka tjetër që fillon prodhon dhe jo vetëm që mirëmban. Për këtë arsye mendoj që sporti mund të udhëzoj në mënyrën se si të investohet edhe nga diaspora për të mirën e shoqërisë tonë”.

Programi i konferencës “Diaspora Flet” përfshin folës, pjesëmarrës dhe politikëbërës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe anëtarë të tjerë të Diasporës nga Amerika Veriore e Evropa, dhe gjithashtu sjell ekspertë të njohur botëror në fushën e angazhimit të diasporës.

Diskutimin në mes të Canës dhe Krasniqit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views