News
Dita e Diasporës në Kosovë: Editorial nga GERMIN
Date: 02/08/2021
0 Views

Ne e dimë shumë mirë se emigrimi ishte shumë i vështirë për shumë nga ata që u larguan. Ata shpesh përballeshin me vështirësi dhe diskriminim aty ku shkuan. Por, shumë lulëzuan dhe ndanë fatin e tyre të mirë me të tjerët në atdhe. Remitancat dhe relativisht investimet janë një tregues për këtë. Ndërkohë që dinamikat e reja të komuniteteve të diasporës shfaqin një potencial të lartë përtej aspektit financiar, dijen dhe shkathësitë, të cilat i posedojnë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.

Deri më tani, ndikimi në vendin amë ka qenë i jashtëzakonshëm në shumë fusha, politike, ekonomike, sociale, etj. Diaspora jonë ka ndërtuar lidhje ekonomike që rezultojnë në tregti, investime dhe turizëm në Kosovë.

Arritjet e diasporës, kanë ngritur profilin dhe reputacionin e Kosovës ndërkombëtarisht dhe janë një burim krenarie edhe për njerëzit në Kosovë. Anëtarët e diasporës kanë promovuar Kosovën, kulturën dhe vlerat tona në të gjitha pjesët e botës. Por, e ardhmja është akoma më premtuese. Edhe pse gjatë rrugës kemi vështirësi, ne mund t’i kalojmë ato përmes një komunikimi të dyanshëm dhe të sinqertë.

Së pari dhe më e rëndësishmja, diaspora jonë, si çdo tjetër, nuk është një grup homogjen dhe nuk duhet parë si e tillë. Angazhimi institucional duhet të jetë më i afërt ndaj mënyrës se si grupet e ndryshme të diasporës përjetojnë lidhjen e tyre me Kosovë dhe politikat në vend duhet ta reflektojnë këtë.

Së dyti, angazhimi duhet të jetë një proces i dyanshëm, për të siguruar që lidhjet midis Kosovës dhe diasporës së saj të vazhdojnë të evoluojnë dhe të mbeten relevante dhe të gjalla, pra është një proces, jo një rezultat. Kërkon përpjekje të vazhdueshme për të arritur në segmente të ndryshme të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit. Në këtë kontekst, ne gjithashtu duhet të kemi një vështrim afatgjatë të asaj që nënkuptojmë me “zhvillim”; nuk është çështje se çfarë mund të bëjë diaspora jonë për ne. Pyetja është se çfarë mund të bëjmë së bashku, për të siguruar një komunitet të gjallë global, me përfitime që rrjedhin në të gjitha drejtimet.

Së treti, nuk mund të bëhet e gjitha nga Prishtina. Është thelbësore të mbështeten individët dhe organizatat kryesore jashtë vendit – të cilat do të sigurojnë një shtrirje shumë më të gjerë sesa ajo që mund të arrihet nga kryeqyteti i Kosovës.

Së fundi, duhet të shmangim supozimet dhe paragjykimet. Emigrimi dhe trashëgimia janë një përvojë e ndërlikuar dhe supozimet për mobilizim apo paragjykimet për mosbashkëpunim janë të panevojshme dhe të dëmshme.

Bashkë-krijojmë të ardhmen!

Editorial nga GERMIN me rastin e ditës së diasporës në Kosovë.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views