Gazetari i CNN, Bill Weir, përmes një ‘cicërime’ në Twitter ka shkruar për një histori që atë e ka mahnitur.
Ai ka bërë me dije që një shqiptar nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherë kishte gjetur një portofol me 2 mijë dollarë që i përkiste aktores së njohur amerikane, Maryl Streep, dhe e kishte kthyer.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2 ijë dollarë brenda. Kontrolloi ID-në dhe ishte Meryl Sterep. Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka shkruar Weir në rrjetin e tij zyrtar në Twitter
Gazetari më pas shtoi që i riu kishte refuzuar edhe të merrte shpërblim për veprimin e tij.
“Ai e refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka përfunduar ai.
Sweet guy from Kosovo who works in my building noticed a wallet in the street the other night with $2,000 in it.
He checks the ID.
It’s Meryl Streep.
“My Dad always said if you find something not yours, it’s not yours.”
He refused a reward until Meryl insisted.
Good humans.— Bill Weir (@BillWeirCNN) March 18, 2022