Infographics

Korniza Ligjore dhe Institucionale për Diasporën

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me Kornizën Ligjore dhe Institucionale, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 142 pjesëtarë të këtij komuniteti. Anketa është zhvilluar nga data 28 shkurt deri 4 prill të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe web faqes së organizatës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve kanë vend amë Kosovën (64%) dhe Shqipërinë (30%) dhe Maqedoninën (6%).

REZULTATET E ANKETËS


Figura e më poshtme tregon se shumica e të anketuarve (63%) nuk janë në dijeni për Strategjitë Kombëtare të vendeve të tyre amë për Diasporën. Gjithashtu, siç shihet në figurën e dytë më poshtë, 63% e të anketuarve nuk janë në dijeni për dokumentin Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën 2013- 2018, i përpiluar nga Republika e Kosovës, që synon avancimin e të drejtave politike dhe sociale të Diasporës, shmangien e asimilimit, dhe ruajtjen e identitetit.  Ata që ishin në dijeni për këtë dokument, gjithashtu u pyetën nëse ishin konsultuar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës gjatë përpilimit të dokumentit. Figura më poshtë tregon se shumica e tyre (81%) deklaruan se nuk janë konsultuar në këtë drejtim. Ngjashëm, shumica e të anketuarve (91.5%) deklaruan se këshillat e tyre nuk janë kërkuar nga Ministria e Shtetit për Diasporën në Republikën e Shqipërisë.

Për më shumë shihni infografikën, e përgatitur nga Rrotull.com.

latest

Related News

Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Diaspora Briefings

The Central Election Commission of Kosovo organized the voter registration process for diaspora voters, who will have the opportunity to

Infographics
Infographics