fbpx
August 26, 2021

Mbahet edicioni i dytë i “Invest in Prizren”

By Germin-10821 Views-No Comment

Në datat 24-26 gusht 2021, është mbajtur edicioni i dytë i forumit Invest in Prizren

Organizata GERMIN kishe kënaqësinë të marrë pjesë në edicionin e dytë të forumit të bashkë-investimeve dhe rrjetëzimit “Invest in Prizren”, i cili zhvilloi punimet nga 24-26 gusht 2021. Kjo ngjarje, e cila u inicua nga GERMIN në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit në vitin 2019, ka arritur vazhdimësine duke u shndërruar në një aktivitet tradicional me rëndësi të veçantë për qytetin e Prizrenit.

Në këtë edicion Invest in Prizren mblodhi sërish dhjetëra investitorë potencial vendorë dhe të huaj, para të cilëve u prezantuan mundësitë për investime në nivel lokal. Në kuadër të forumit u organizua edhe panairi i produkteve vendore nga shoqata ESNAF Prizren.

Lirim Krasniqi nga GERMIN ishte pjesë e njërit nga dy panelet e diskutimit të mbajtura në ITP Prizren, ku u diskutuan 🗣 mundesitë dhe pengesat për investimeve të huaja / nga diaspora ne nivel lokal, lidhjet e tregjeve dhe promovimi i eksportit përmes kanaleve të diasporës.

GERMIN është duke vazhduar punën në promovimin e investimeve nga diaspora në nivel lokal si dhe lidhjen 🖇 e tregjeve për promovim të eksportit, duke bashkëpunuar me komuna të ndryshme në 🇽🇰.