News
Organizata GERMIN nderohet me mirënjohje gjatë cermonisë të Vitit të Ri Hebraik “Rosh Hashanah” në Prishtinë
Date: 16/09/2020
0 Views

Mbrëmë në Prishtinë u shënua Viti i Ri Hebraik “Rosh Hashanah” me një manifestim të organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë për nderë të festës së hebrenjve dhe në të njejtën kohë për të shënuar njohjen reciproke Kosovë – Izrael. Në ngjarjen e orgainzuar prezent ishin zyrtare shtetrorë, shume personalitete te shquara te vendit dhe organizata me renome në Kosovë.

Me këtë rast, Kryerabinati i Shqipërisë ndau mirënjohjen organizatës GERMIN “Për punën në zhvillimin e një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe angazhimin e Diasporës në vendlindje”. Germin është një organizatë jo-qeveritare, parimet dhe idealet themelore të së cilës bazohen në besimin se diaspora shqiptare duhet të luajë një rol të gjerë dhe proaktiv në zhvillimin pozitiv të të gjitha vendeve në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.

“Germin vlerëson se shqiptarët dhe hebrenjtë kanë histori të ngjashme jo vetëm sa i përket vuajtjeve përgjatë historisë, por edhe sa i përket komuniteteve të diasporës. Sikurse hebrenjtë, edhe shqiptarët janë të shpërndarë gjithandej globit por gjithmonë të lidhur me vendet e origjinës. Ne si organizatë e mirëpresim vlerësimin nga komuniteti Hebrej në Kosovë dhe Shqipëri, dhe shikojmë përpara për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme rreth angazhimit të diasporës,” theksuan përfaqësuesit e Germin.

Germin falenderon Kryerabinatin e Shqipërisë dhe Komunitetin Hebrej në Kosovë për mirënjohjen dhe uron gjithë komunitetin për Rosh Hashanah, qoftë vit i begatë e i mbarë për gjithë hebrenjtë nëpër botë dhe për shtetin e Izraelit.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views