News
Përmbyllen me sukses Fushatat në Ndihmë ndaj Familjeve në Nevojë gjatë COVID-19 në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Preshevë
Date: 31/08/2020
0 Views

Organizata Germin, ne bashkëpunim me Fondacionin Global Shqiptar si dhe organizata të tjera partnere përmbyllën me sukses fushata humanitare për reagim ndaj situatës emergjente të krijuar nga COVID-19. 62,745.15 EUR u dhuruan nga diaspora nga të cilat u siguruan produkte bazike jetese për 2,158 familje në vendet amë.

Në mbështetje të ‘Made in Kosova’

7,200 qytetarë në Kosovë pranuan ndihmën urgjente për furnizime me ushqime dhe produkte higjienike esenciale. Për këtë, u mobilizuan 1,900 donatorë.
lexo më shumë >>

Ndihmë për familjet në Preshevë

400 qytetarë në Preshevë pranuan ndihmën urgjente për furnizime me ushqime. Për këtë, u mobilizuan 40 donatorë dhe u siguruan 100 pako me ndihma.
lexo më shumë >>

 

 

 

Ndihmë për familjet në Mal të Zi

Fushata për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, duke i mbështetur njëkohësisht prodhuesit vendor.
lexo më shumë >>

Ndihmë për familjet në Dibër

700 familje në Kamenicë kanë nevojë urgjente për furnizime me ushqime. Për këtë, u mobilizuan 700 donatorë për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale.
lexo më shumë >>

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përmbyllet me sukses DiasporaED: Ligjërata Virtuale nga Profesionistët e Diasporës

GERMIN organizoi me shumë sukses ligjëratat e para interaktive mes profesionistëve të diasporës dhe nxënësëve të shkollave të mesme në Kosovë!

Këto ligjërata u mundësuan përmes projektit #DiasporaED, ku profesionistët e diasporës ndanë kohën dhe njohurinë e tyre vullnetarisht! Jemi tejet falenderues ndaj: Avni Mustafaj, Gaspër Sopi, Muhamet Idrizi, Mark Kosmo, Mentor Dida, Zymantha Hox, Ilira Aliaj, Lavdi Zymberi, Tringë Krasniqi, dhe Vlashent Sata!

Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.

Publikohet Raporti Hulumtues me 921 Profesionistë të Anketuar nga Diaspora!

Raporti Hulumtues me 921 profesionistë nga diaspora është realizuar nga Germiin në kuadër të projektit “Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës”. Ky projekt  synon të krijojë mundësi për transferimin e njohurive dhe aftësive në institucionet dhe organizatat vendore përmes angazhimit afatshkurtër që u ofrohet profesionistëve të diasporës me qëllim që të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të origjinës.

Për më shumë detaje, shihni raportin në vazhdim >>

Vazhdon Diaspora Flet, këtë herë në Köln, Hamburg dhe Mynih të Gjermanisë!

Vazhdojnë takimet virtuale “Diaspora Flet” në KölnHamburg dhe Mynih të Gjermanisë. Takimiet virtuale “Diaspora Flet: n’Mynih, n’Hamburg, dhe n’Köln” mblodhën së bashku profesionistët dhe ekspertët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë Gjermani, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre profesional në Kosovë dhe Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

Vizitoni Uebfaqen Tonë të Re!

Lansuam uebfaqe e re, me dizjan dhe funksionalitet të ri në mënyrë që të jemi në komunikim dhe marëdhënie më të lehtë dhe të shpejtë me ju! Shihni uebfaqen tonë dhe na tregoni se çfarë mendimi keni!

 

EKIPI I GERMIN NË MBËSHTETJE TË FUSHATËS #BASHKËRI

Gjatë kësaj jave, ekipi i GERMIN vizitoi Malin e Zi në mbështetje të fushatës #BashkëRI, të nisur nga z. Mark Gjonaj, këshilltar bashkiak i Nju Jorkut dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD). Mëso më shumë këtu. >>

GERMIN në Media


 

 

 

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News
OriginAL Opens Applications for 2025 Cohorts
OriginAL proudly announces the opening of applications for the 2025 cohorts. This exceptional educational and cultural program invites young Albanians aged 18 to 24 to embark on an enriching journey of discovery, connection, and personal growth.   Participants in OriginAL will engage in immersive experiences, exploring the cultural heritage, history, language, and traditions of Kosovo and Albania. The program aims to strengthen participants' sense of identity and deepen their understanding of their ancestral roots.   For the first time this year, OriginAL offers flexibility by allowing applicants to choose their preferred participation period. This innovation ensures that more young individuals can participate in this life-changing opportunity at a time that best suits their schedules.   Eligibility Criteria: Must be of Albanian heritage. Aged between 18 and 24 years. Interest in cultural and historical exploration.   How to Apply: To apply or to find out more about eligibility criteria and program details, please click the link below. APPLY HERE
Date: 25/02/2025
0 Views