Infographics
Politikat Ekonomike dhe për Investim të Diasporës
Date: 15/02/2019
0 Views

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me politikat ekonomike dhe investuese, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 136 pjesëtarë të këtij komuniteti. Anketa është zhvilluar nga data 23 shkurt deri 17 prill të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe web faqes së organizatës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve kanë vend amë Kosovën (65%) dhe Shqipërinë (26.5%). Një numër shumë i vogël i tyre kanë vend amë Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë apo Tjetër (8.5%).

REZULTATET E ANKETËS

 

Siç shihet në figurën më poshtë, pjesa dërrmuese e të anketuarve (57%) posedojnë shtëpi apo banesë në vendin e tyre amë. Rreth 19% e tyre janë të punësuar në vendin amë dhe një përqindje e ngjashme e të anketuarve (18%) kanë kursime në një bankë në vendin amë.
Gjithashtu, rreth 41% e tyre posedojnë patundshmëri të trashëguar nga familja në vendin e origjinës. Në anën tjetën, rreth 45% e të anketuarve janë të punësuar në vendin ku jetojnë dhe 35% posendojnë shtëpi apo banesë në atë vend. Për më tepër, pothuajse 28% e tyre deklaruan se kanë kursime në një bankë në vendin ku jetojnë, dhe 26% janë pronarë të një kompanie në vendin resident.

Për më shumë shihni infografikën, e përgatitur nga Rrotull.com.

latest
Related News
Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
Infographics
Diaspora4Innovation Project Factsheet
EU4Innovation Programme, in collaborating with Germin to implement the “Diaspora for Entrepreneurship l Education” project. GERMIN, is a non-governmental organization that for a decade now, uses technology and virtual as well as in-person channels to connect and engage Albanian Diaspora in advancing the development of their home countries, Albania and Kosovo.For more information regarding the Diaspora4Innovation Project, download the factsheet below.DIASPORA4INNOVATION-two-pager-1Download
Date: 30/10/2024
0 Views