fbpx
December 11, 2020

RAPORT – Verfikimi i 6,445 zarfeve me fletëvotime të ardhura pas afatit ligjor | Zgjedhjet – 2019

By Germin-24451 Views-No Comment

Me 12 maj 2020, Organizata GERMIN ka kërkuar nga Posta e Kosovës verifikimin e datave të pranimit të 6,445 zarfeve me fletëvotime nga jashtë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, të cilat kanë arritur pas datës 5 tetor 2019 si afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për pranimin e votave nga jashtë).

Kjo kërkesë ka ardhur pasi që KQZ fillimisht ka refuzuar të pranojë pakot me fletëvotime të ardhura pas datës 5 tetor 2019. Posta e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Inspektorëve Postar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së GERMIN, duke mundësuar verifikimin e datave të pranimit të zarfeve në fjalë në Qendrën Tranzite Postare (QTP).
Ky raport paraqet të gjeturat kryesore nga ky proces i verifikimit i kryer nga ekipi i GERMIN, të cilin mund ta lexoni duke klikuar KËTU.