27 zyrtarë nga Komuna e Podujevës, Rahovecit,Vushtrrisë, Istogut, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt kanë filluar “Trajnimin dhe Punëtorinë për Projektet Investive” – që për qëllim ka ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në hartimin e projekteve investive.
Trajnimi dy ditor është fokusuar në pjesën teorike të hartimit të projekteve investive dhe më pas do të vazhdohet me punëtorinë tre ditore ku zyrtarët do të punojnë në hartimin e projekte- propozimeve investive me qëllim që komunat përkatëse të arrijnë të tërheqin investime të huaja direkte.
Ky aktivitet ka për qëllim edhe të sjellë teknika të reja për përfshirjen e diasporës si investitor potencial.
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - MARDI” që zbatohet nga Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.