fbpx
Maj 4, 2023

27 zyrtarë komunalë fillojnë trajnimin për hartimin e projekteve investive

Nga Donika Gashi-194 Shikime-Asnjë koment

27 zyrtarë nga Komuna e Podujevës, Rahovecit,Vushtrrisë, Istogut, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt kanë filluar “Trajnimin dhe Punëtorinë për Projektet Investive” – që për qëllim ka ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë në hartimin e projekteve investive.

Zyrtarët komunalë gjatë trajnimit dhe punëtorisë për projekte investive.

Trajnimi dy ditor është fokusuar në pjesën teorike të hartimit të projekteve investive dhe më pas do të vazhdohet me punëtorinë tre ditore ku zyrtarët do të punojnë në hartimin e projekte- propozimeve investive me qëllim që komunat përkatëse të arrijnë të tërheqin investime të huaja direkte.

Ky aktivitet ka për qëllim edhe të sjellë teknika të reja për përfshirjen e diasporës si investitor potencial.

Zyrtarët komunalë gjatë trajnimit dhe punëtorisë për projekte investive.
Zyrtarët komunalë gjatë trajnimit dhe punëtorisë për projekte investive.

Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - MARDI” që zbatohet nga Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.