Germin organizoi tryezën e diskutimit “Votimi nga jashtë vendit: diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, ku publikoi analizën mbi organizimin, pjesëmarrjen dhe ndikimin e votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Analiza tregon se interesi i diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa viti 2025 përfaqëson ndryshimin më të madh në historinë e votimit nga jashtë, me mundësinë për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike krahas votimit me postë dhe kutive postare.
Gjetjet theksojnë se votimi përmes postës mbetet forma më e përdorur e pjesëmarrjes, ndërsa sfidat kryesore lidhen me informimin e qytetarëve për procedurat dhe afatet zgjedhore, si dhe me nevojën për koordinim më të mirë institucional.
Raporti paraqet edhe rekomandime konkrete për përmirësimin e procesit, përfshirë forcimin e informimit publik, standardizimin e procedurave dhe krijimin e një njësie të përhershme për votimin jashtë Kosovës brenda KQZ-së.
Shkarko Raportin:
Ky aktivitet është mbështetur nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).