fbpx
Shkurt 16, 2018

Marrëveshja për sigurimet shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës

Nga Germin-2290 Shikime-Asnjë koment

Rekomandimet rreth Marrëveshjes për sigurimet shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës, dërguar  Skender Reçicës, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Republika e Kosovës.

Më 18 dhjetor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual (Google Hangout) me temën Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës .

Marrëveshja për sigurimet shoqërore, e njohur në opinion si “marrëveshja e pensioneve” nëmes të Kosovës dhe Zvicrës është preokupimi kryesor për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër para dhe pas ndërprerjes së zbatimit të marrëveshjes, më 1 prill 2010. Ndërprerja e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën nga pala zvicerane, është cilësuar si një padrejtësi shumë e madhe nga shumë shtetas kosovarë me qëndrim në Zvicër dhe deputetë të Republikës së Kosovës e të Zvicrës. Ndonëse, më 1 qershor të vitit 2017 është nënshkruar marrëveshja e re nga grupet teknike e të dy shteteve, mjerisht diskriminimi ende nuk ka përfunduar. Dhjetëra mijëra shtetas nga Kosova të cilët kanë qenë të detyruar të kthehen apo kanë vendosur të kthehen në Kosovë pas veprimtarisë ekonomike për dekadave të tëra në Zvicër, ende nuk e kanë mundësinë e realizimit të përfitimeve në të cilat kanë të drejtë në rast të ndonjë rreziku social, edhe pse rregullisht kanë paguar kontributet e obligueshme në arkat e sigurimeve shoqërore.

Për të lexuar rekomandimet e plota, ju lutem klikoni KËTU.