Potenciali i diasporës për të nxitur dhe promovuar zhvillimin në vendet e tyre të origjinës ka fituar interes të konsiderueshëm në vitet e fundit. Shumica e studimeve mbi diasporën dhe kontributin e tyre në zhvillimin e vendeve të tyre përqendrohen në remitancat si një faktor për zhvillim. Megjithatë, ka pak ose aspak kërkime mbi interesat dhe perceptimet e gjeneratave të reja që jetojnë në diasporë lidhur me lidhjen e tyre me vendin e origjinës. Kjo anketë synon të krijojë një Rrjet Global të rinisë shqiptare. Rezultatet paraqesin një pasqyrë të qëndrimeve dhe sjelljeve – duke përfshirë mendimet, opinionet dhe komentet – të rinisë shqiptare në mbarë botën.
Ky feedback është baza për të matur dhe krijuar një standard nga i cili do të krahasohen rezultatet me kalimin e kohës. Lëvizja synon të promovojë ndryshime pozitive në komunitetet shqiptare në mbarë botën duke identifikuar, lidhur dhe angazhuar të rinjtë shqiptarë (grupe moshe 14-18, 19-24, 25-30) si në vendet e origjinës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës) ashtu edhe në diasporë, përmes programeve gjuhësore, kulturore, trashëgimore, personale dhe zhvillimi profesional. Për të arritur këto objektiva, projekti përfshin një studim kërkimor për të krijuar një kuptim të përgjithshëm të potencialit për bashkëpunim dhe angazhim midis të rinjve të diasporës dhe atyre të vendlindjes.
Lexoni raportin e plotë këtu: Lëvizja Globale e Rinisë Shqiptare – Raporti Kërkimor