fbpx
Nëntor 4, 2022

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Diasporës: Ngritja e kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal

Nga Germin-850 Shikime-Asnjë koment

GERMIN vazhdon të jetë i fokusuar në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Diasporës, duke synuar avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të Kosovës di dhe lidhjen e Diasporës shqiptare me vendin amë.

Në vazhdën e projekteve të ndryshme, GERMIN do të implementoj projektin “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Diasporës: Ngritja e kapaciteteve të grave në politikë në nivel lokal” i cili mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Konkretisht do të përfshihen pesëdhjetë e dy (52) nga komunat;. Shtime, Istogu, Vushtrri, Suharekë, Lipjan, Rahovec dhe Podujevë Arsyeja e kësaj përzierje është dhënia e mundësive të barabarta, fuqizimi, mbajtja aktive në sferën politike dhe përgatitja edhe për zgjedhjet e ardhshme. Komponenti kryesor i këtij projekti është mentorimi nga profesionistë të diasporës, ku do të përfshihen 26 mentorë të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me gratë të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti. 

Objektivat kryesore të këtij projekti janë: 

  • • Të fuqizojë, ndërtojë kapacitete dhe të rrisë angazhimin e vazhdueshëm dhe substancial në politikë të pesëdhjetë e dy (52) grave në politikë së nivel lokal.
  • • Të nxitë dhe të krijoj një marrëdhënie afatgjate, të qëndrueshme dhe produktive, ndërmjet mentorëve/profesionistëve nga Diaspora, të bazuar në besim dhe mësim të ndërsjellët.

Fazat e implementimit të projektit 

1: Vënia e themeleve dhe bashkëpunimit me grupet e synuara Në fazën e parë të projektit në bashkëpunim me subjektet politike do të identifikohen gratë të cilat do të përfshihen dhe përfitojnë nga ky projekt. Gjithashtu do të identifikohen mentorët nga diaspora të cilët do të jenë mbështetësit kryesor të grave përgjatë projektit. Pas identifikimit të të gjitha grave dhe mentorëve do të krijohet grupi jo formal i cili formën e bashkëpunimit do ta ketë përmes platformës TEAMS. Në këtë platformë do të vendosen të gjitha materialet e nevojshme, do të mbahen takimet prezantuese dhe takimet individuale. Përdorimi i platformës synon të rris bashkëpunimin ne mes grave në politikë ne mes vete por edhe me mentorët e tyre, kështu duke synuar vetë-udhëheqjen në mes pjesëmarrësve si dhe të promovojë komunikim dhe angazhimin e qëndrueshëm ndërmjet tyre.

Faza 2: Nxitja e lidhjeve dhe ngritja e kapaciteteve

Programi i mentorimit është komponenti kryesor i këtij projekti, pas identifikimit të grave në politikë gjatë kësaj faze do të krijohet një pyetësor i cili do të plotësohet nga to për të identifikuar nevojat e tyre konkret dhe pritshmëritë e përgjithshme nga mentorimi. Kjo do të bëhet me qëllim të identifikimit të mentorëve nga diaspora në bazë të nevojave dhe pritshmërive të grave të cilat janë pjesë e projektit. Pas identifikimi, do të krijohen 26 grupe, ku 26 mentorë do të kenë nga dy (2) gra nën mentorim.
Programi i mentorimit do të zgjas nëntë (9) muaj, ku parashihet nga një takim më formal në muaj, por pjesëmarrësit janë të lirë dhe do i motivojmë që kontaktet ti kenë më të shpeshta, në bazë të nevojave.

Ndërsa temat të cilat kryesisht do të nxiten të diskutohen përfshinë (por nuk kufizohen):

  • • Rëndësia e përfshirjes së çështjeve/qasjes gjinore në politikë 
  • • Institucionet dhe politikat lokale dhe bashkëpunimi me diasporën
  • • Përgatitja për zgjedhje 
  • • Vendimmarrja dhe zëshmëria e grave në politikë 
  • • Përfaqësimi i nevojave të komunitetit në politike bërje
  • • Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira
  • • Rrjetëzimi dhe krijimi i kontakteve të reja 
  • • Përdorimi i platformave sociale 
  • • Komuniteti dhe kujdesi për vetën 

Në fazën e ngritjes së kapaciteteve poashtu përfshihen edhe tre trajnime me qëllim të përforcimit të njohurive ekzistuese dhe përfitimit të njohurive shtesë. Trajnimet do të zgjasin nga dy dite secili dhe përfshinë temat: Gjinia dhe politika; Komunikimi, rrjetëzimi dhe të folurit para publikut; Identifikimi i sistemeve të fuqishme

Faza 3: Rezultatet dhe Rekomandimet e projektit 

Projekti do të përmbyllet me një konferencë ku do të jenë pjesë të gjithë përfitueset e projektit, mentorët nga diaspora si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike në nivel qendror dhe atë lokal Qëllimi i konferencës është të ndahen rezultatet e projektit, rrjedhimit të arriturat e grave në politikë nga komunat e targetuara, kontributi i diasporës në fuqizimin e tyre, bashkëpunimet ndërpartiake në aspektin e bashkëpunimit të grave anëtare të kuvendeve të komunave atj. Poashtu në konferencë do të publikohet edhe një raport me sukseset dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes jo vetëm në aspektin gjinor por edhe përfshirjes së nivelit lokal e me fokus komunat më të vogla.