fbpx
Nëntor 7, 2022

THIRRJE PËR MENTORË NGA DIASPORA

Nga Germin-1104 Shikime-Asnjë koment

Dëshironi të aktivizoheni dhe të jeni mbështetës/e si mentor/e në vendin tuaj? Dëshironi të frymëzoni të tjerët të ngjashëm me ju duke reflektuar dhe ndarë njohuritë në mënyrë që të kontribuoni në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj? Atëherë ju mund të jeni ai/ajo që ne po kërkojmë!  

Përmes aktivitetit “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën”, GERMIN organizon mbajtjen e 8 sesioneve të mentorimit ndërmjet profesionistëve të diasporës dhe tre Udhëheqësëve të Këshillëve Sektoriale për zhvillimin e fuqisë punëtore, përkatësisht në sektorët e Përpunimit të Drurit, Agribiznesit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ku investitorët e diasporës, sipërmarrësit dhe të tjerët mund të shërbejnë si mentorë, të mbështesin Udhëheqësit e Këshillëve për funksionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Këshillëve, mentorim mbi modalitetet dhe mundësitë e fondeve të përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR), investimet në iniciativat e trajnimit për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe në strategji të ngjashme për optimizimin dhe zhvillimin e biznesit. Të tre Këshillët Sektoriale për zhvillimin e fuqisë punëtore janë themeluar nga Aktiviteti pesëvjeçar i USAID për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD).

Qëllimi i aktivitetit “Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën" është të përdor sesione virtuale të mentorimit për t'u takuar dhe shkëmbyer ide e përvoja dhe për të diskutuar mundësitë për rrjetëzim dhe bashkëpunim të mëtejshëm midis përfaqësuesve të tre sektorëve të lartë përmendur të sektorit privat dhe mentorëve nga diaspora. Prandaj, ne jemi në kërkim të 3 profesionistëve të motivuar nga diaspora, të cilët dëshirojnë të i shërbejnë komunitetit dhe të bëhen mentorët e parë në këtë program mentorimi.

Nëse jeni profesionist/e në diasporë dhe dëshironi të kontribuoni në vendin tuaj të origjinës, ju lutemi ndiqni për më shumë detaje Termat e Referencës (ToR) dhe detajet e aplikimit në këtë LINK

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në GERMIN në mënyrë elektronike në [email protected] me subjektin: Aplikimi Aktiviteti Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën. Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 nëntor 2022.  

*"Mentorimi Peer-to-Peer me Diasporën” zbatohet nga GERMIN dhe IREX, në kuadër të Aktivitetit pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD), financuar nga USAID. 

Rreth Aktivitetit të USAID PSWD 

Aktiviteti për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD), është një aktivitet pesëvjeçar që mbështet sektorin privat kosovar për të zhvilluar dhe forcuar fuqinë punëtore me më shumë aftësi të drejtuara nga tregu. 

PSWD shfrytëzon bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat, ofruesve të arsimit dhe trajnimit teknik dhe profesional, qeverisë, rinisë dhe organizatave të shoqërisë civile për të përgatitur të rinjtë të shkathët për të përmbushur nevojat e industrive në rritje të Kosovës dhe për t'i ndihmuar ata të në këta sektorë. PSWD do të adresojë kufizimet e sistemit dhe mundësitë e levave në tre fusha të ndërlidhura: kërkesa për shkathtësi, oferta për shkathtësi dhe mjedisi mundësues .

Qëllimet:

Avancimi i udhëheqjes së sektorit privat në përcaktimin bashkëpunues të nevojave, dizajnimin dhe financimin e zgjidhjeve të përshtatura të fuqisë punëtore

Forcimi i aftësive të sektorit privat dhe akterëve kryesorë të ekosistemit të fuqisë punëtore për të bashkëzbatuar dhe bashkëvlerësuar zgjidhjet e fuqisë punëtore (Oferta).

Forcimi i marrëdhënieve të ekosistemit të fuqisë punëtore për bashkëpunim të qëndrueshëm në zgjidhjet gjithëpërfshirëse të punësimit (Mjedis Mundësues).

Aktivitetet:

Këto qëllime do të arrihen përmes aktiviteteve kryesore të mëposhtme:

Krijimi i Këshillave Sektoriale të Fuqisë Punëtore në sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Përpunimit të Drurit dhe rritjes së Agribiznesit për të bashkuar punëdhënësit, arsimtarët, diasporën, shoqërinë civile, politikëbërësit dhe donatorët për të përcaktuar nevojat për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe për të mbështetur zgjidhjet e zhvillimit të fuqisë punëtore. Aktiviteti do të punojë me drejtuesit e Këshillit për të avancuar aftësinë e tyre për të menaxhuar në mënyrë strategjike Këshillat, përdorimin e të dhënave për të zhvilluar arsimin e përgjegjshëm profesional dhe teknik, për t'u lidhur me diasporën për të katalizuar mbështetjen dhe për të promovuar zgjidhje gjithëpërfshirëse të fuqisë punëtore.

Ofrimi i Granteve për Inovacionin e Fuqisë Punëtore për të forcuar ofertën e zgjidhjeve fleksibël të zhvillimit të fuqisë punëtore të udhëhequr nga kërkesa. Nëpërmjet kontrollit të kujdesshëm të kritereve të pranueshmërisë së granteve dhe përzgjedhjes, PSWD do të stimulojë sjelljen që dëshiron të promovojë dhe identifikojë marrës të përkushtuar dhe të aftë që janë të pozicionuar mirë për të marrë pronësinë, për të ofruar autonomi në rritje dhe për të mbështetur aktivitetet pas mbylljes së PSWD.

Mbështetja e vendimmarrjes së bazuar në të dhëna për të siguruar që zgjidhjet e fuqisë punëtore janë të orientuara nga kërkesa dhe të bazuara në prova, dhe për të demonstruar vlerë për të nxitur investime të qëndrueshme në zhvillimin e fuqisë punëtore. PSWD do të mbështesë çdo Këshill të Sektorit të Fuqisë Punëtore për të përmirësuar përdorimin e tij të të dhënave nëpërmjet përmirësimit ose zhvillimit të mjeteve të reja dixhitale që ofrojnë informacion për tregun e punës dhe matin performancën dhe ndikimin e programeve të reja dhe të përmirësuara të trajnimit.

Mbështetja e zhvillimit pozitiv të të rinjve, barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale për të mbështetur të rinjtë e ndryshëm për të ndikuar dhe për të përfituar nga zgjidhjet e fuqisë punëtore, duke siguruar që zëri i tyre të jetë i pari dhe qendror kudo: si anëtarë të Këshillave të Sektorit të Fuqisë Punëtore, si pjesëmarrës në panelet e përzgjedhjes së Granteve për Inovacionin e Fuqisë Punëtore, dhe si akterë qendrorë në shkëmbimet vjetore të të nxënit.