Qyteti i Rahovecit është i njohur për bujqësinë e zhvilluar dhe sidomos për vreshtat e famshme. Në pjesën juglindore të qytetit ndodhet bodrumi familjar i verës “Kosova Wine”, që është themeluar në vitin 2011.
Aty përreth janë të mbjellura vreshtat e asaj ane qysh para 200 vjetësh, thotë pronari i Kosova Wine, Fatmir Shehu. Ai gjithashtu tregon se objekti i Kosova Ëine është i ndërtuar në atë vend dhe thotë se qysh në kohët e lashta në atë pjesë është prodhuar verë. Nga aty mund të shihet edhe një nga peizazhet më të bukura të qytetit të Rahovecit.
Nga viti 2015 Kosova Wine ka filluar të grumbullojë rrushin dhe në fillim të vitit 2016 Kosova Wine ka dalë në treg me gamën e plotë të produkteve. Prodhimi ka filluar me një kapacitet prej 300 mijë litra pije alkoolike dhe me rritjen e kërkesës janë shtuar brende të reja dhe është rritur kapaciteti deri në 1.5 milion litra në vit. Kosova Ëine numëron 12 punëtorë, të cilët punojnë me shumë dedikim në prodhimin e gjithsej 16 lloje verash dhe një produkti shumë special - raki me copëza ari ushqimor 24 karat.
Kosova Wine posedon objektin me sipërfaqe prej 2150m2, të ndarë në katër kate, ku çdo kat është projektuar për të shërbyer mjeshtërisht për qëllime specifike. Kompania Kosova Wine është e pajisur me teknologjinë më të fundit për seleksionimin dhe përpunimin e rrushit, prodhimin e verës dhe rakisë, sipas standardeve evropiane.
Falë kushteve ideale agro-ekologjike, teknologjisë më të përsosur, si dhe kuadrit profesional, Kosova Wine posedon vreshtat e veta me variante të rrushit siç janë: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noir, Syrah (nga varietetet e kuqe), kurse grumbullon prej fermerëve varietetet siç janë: Chardonnay, Riesling Rhine, Riesling Italian ,Vranç, Game e Rëndomtë dhe Smederevë të cilat bëjnë të mundur prodhimin e pijeve alkoolike: Rraki Rushi “ Grejza e Artë”, gjithnjë duke pasur parasysh tendencën e rritjes së paletës me prodhimet tjera.
Nuk u nevojit shumë kohë që Kosova Wine të ndajë shijen cilësore të verës së tyre me shtetet e zhvilluara, duke nisur me Zvicrën e duke vazhduar pas saj me Italinë, Gjermaninë, Norvegjinë, Sllovakinë, Çekinë, Poloninë, Austrinë, SHBA-të dhe Shqipërinë.
“Kompania planifikon që të rrisë akoma kapacitetet prodhuese pasi që lëndën e parë, pra rrushin, e kanë me bollëk dhe t’ju dalin në ndihmë fermerëve vreshtarë duke grumbulluar rrushin e tyre”, shprehet pronari i kompanisë, Fatmir Shehu.
Prona gjithashtu ka një hapësirë të përshtatshme për ngjarje dhe një kasolle të veçantë me trungje të disponueshme për pushime me qira.
*Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë -MARDI” që zbatohet nga GERMIN Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIN.