Më 17 tetor, në New York City do të organizohet një mbrëmje e veçantë për të mbështetur OriginAL, një program i dedikuar për rilidhjen e të rinjve të diasporës shqiptare me rrënjët e tyre kulturore. Përmes përvojave gjithëpërfshirëse kulturore, arsimore dhe vullnetare në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe së shpejti edhe Maqedoninë e Veriut, OriginAL u ofron të rinjve shqiptarë mundësinë për të rizbuluar trashëgiminë e tyre dhe për të krijuar lidhje me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën.
Ky aktivitet do të bashkë-prezantohet nga Richard Lukaj, Mark Kosmo, Fadil Berisha dhe Avni Mustafaj, të cilët kanë qenë prej kohësh kampionë të misionit të programit. Jemi të lumtur të mirëpresim Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, si një mysafire speciale.
Për më tepër, ish-pjesemarresit e programit OriginAL do të ndajnë historitë e tyre personale se si kjo përvojë ka ndikuar në jetën e tyre dhe ka forcuar lidhjet e tyre me historinë dhe kulturën shqiptare.
Në tre vitet e fundit, mbi 140 të rinj shqiptarë nga 25 vende kanë marrë pjesë në OriginAL, duke fituar një kuptim më të thellë të identitetit të tyre përmes këtij udhëtimi transformues.
Nëse besoni se duhet t’u jepni të rinjve shqiptarë mundësinë të lidhen me rrënjët e tyre dhe të përjetojnë atdheun e familjes së tyre, mund të bëni një ndryshim duke dhuruar HERE.
Mbështetja juaj do t’i ndihmojë ata të krijojnë kujtime të paharrueshme dhe të thellojnë lidhjen e tyre me trashëgiminë e tyre.