fbpx
Tetor 17, 2019

ANKESË: Për shkeljen e së drejtës së votës ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit

Nga Germin-2243 Shikime-Asnjë koment

Për shkak të papranimit të 4639 pakove me fletëvotime nga diaspora nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, organizata GERMIN ka përcjellur sot një ankesë tek Insitutcioni i Avokatit të Popullit. Përmes shkresës zyrtare, GERMIN përveç kërkesës për një opinion, i ka bërë poashtu thirrje këtij institucioni për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për trajtimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje.  GERMIN konsideron që jo-pranueshmëria e 4,639 pakove me fletëvotime që kanë ardhur përmes postës në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor 2019, përbën cenim të të drejtave zgjedhore për qytetarët jashtë vendit.

Ankesën e plotë mund ta lexoni KËTU.